Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye një javë pas Gerond Meçes, Dumani dërgoi dosjen te Prokuroria e Tiranës

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye një javë pas Gerond Meçes,

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Daniel Shima u rrëmbye një javë pas Gerond Meçes dhe se siç ka deklaruar më parë, është mbajtur i mbyllur në bodrumet e Suel Çelës.

Berisha akuzoi ish-kreun e SPAK, Altin Dumani se e ka përcjellë dosjen e rrëmbimit në Prokurorinë e Tiranës.

“Duke ardhur këtu tek ju po lexoja fatin e pengut të dytë. Fati i pengut të dytë të Ergys Agasit dhe ndërmarrjes së Edi Ramës dhe kunatit të tij, Daniel Shimës. E rrëmbyen vetëm një javë pas rrëmbimit të Gerond Meçes dhe siç mund ta keni ndjekur, në daljet para shtypit, në rrjetet sociale, kam ngritur zërin disa herë për këtë njeri që e mbajtën në bodrumet e Suel Çelës, i thyen kocka dhe çdo gjë dhe e sollën pothuajse të vdekur në shtëpinë e tij, ish-nëndrejtori i përgjithshëm i kopshtit privat të Edi Ramës, AKSHI-t.

Asnjë zë nuk dilte, asnjë fjalë, asnjë fjali. Dhe ky ishte rrëmbyer një javë pas Gerondit. Gerondi pati mençurinë dhe u dorëzua tek autoritetet gjermane, të cilat natyrisht bënë atë që u takonte dhe ne ua dimë shumë për nder. Ky tjetri që nuk u dorëzua tek autoritetet gjermane, por u dorëzua tek autoritetet shqiptare, a e dini se çfarë ka ndodhur? Altin Troplini e ka përcjellë dosjen e tij tek prokuroria e Tiranës, pacaka se ishte një akt makabër, një krim, një rrëmbim nga katër persona, e ndjekur trajektorja gjer tek tuneli i Qafë Kërrabës, edhe më tutje”, deklaroi Berisha.

Të fundit