Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha del nga Prokuroria, tregon çfarë deklaroi

Berisha del nga Prokuroria, tregon çfarë deklaroi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, pasi dëshmoi prej dy orësh e gjysëm mbi protestën e 8 janarit. Ai bëri me dije për mediat, disa nga pikat e deklaratës që bëri në organin e akuzës.

Berisha tha se në Prokurori ka deklaruar se 8 janari ishtë dëshmia e lidhjes së politikës me krimin. Ai ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Bashës, se është i lidhur me trafikantët dhe vrasësit, ndërsa shtoi se në Prokurori e thirri kryeministri Edi Rama.

Duke thënë për Bashën se vendos në plan të parë interesat personale dhe pasurore, Berisha tha se kryedemokrati është i gatshëm të lejojë që në selinë blu të ndërtohen kulla.

"Natyrisht e kuptoni vetë. I thirrur këtu me udhër të kreut të medizë , une erdha në repsekt të parimeve. Ajo cka dua t'ju them unë ju është që në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar, për çdo mik dhe partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinushëm, momenti më kriminal në historine e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin ishte më 8 janar.

Lulzim Brava ishte i rrethuar nga një bandë trafikantësh, vrasës. Kjo përmbën momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narkoshtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin.

Dua t'ju them se nuk do të injoroni një moment. Momenti që është më flagrant është se sot njeriu që e shkarkuan nga çdo funksion është simbol i pabesisë politike, simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Mos harroni ju që ky është personi që për pazare personale dhe pasuri ishte i gatshëm të shuante protestën për shkak të kullave që do ndërtoheshin aty", tha Berisha.

Të fundit