Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha del nga SPAK, lexon shënimin që la për Dumanin

Berisha del nga SPAK, lexon shënimin që la për Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambjentet e SPAK aty ku u paraqit në zbatim të masës "Detyrim Paraqitje". 

Në një prononcim për mediat, Berisha lexoi edhe shënimin që la për kreun e SPAK, Altin Dumani. 

Shënimi i Berishës

“Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron”.
Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova.
E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik.
Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve.

Berisha del nga SPAK, lexon shënimin që la për Dumanin

Të fundit