Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha del nga SPAK: Më 21 Janar, PS kishte agjendë dhune

Berisha del nga SPAK: Më 21 Janar, PS kishte agjendë dhune

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas dëshmisë së tij për dosjen e 21 Janarit.

Për gazetarët, Berisha deklaroi se SPAK e thërret pas 13 vitesh, ndërsa theksoi se PS pati një axhendë dhune gjatë demonstratës të organizuar më 21 Janar.

“Rama për epshet e pushtetit të tij organizoi një nga protestat më të dhunshme. Ndërkombëtarët dhe SHAB kanë deklaruar se më 21 janar PS kishte axhendë dhune.

Më është pyetur së çfarë ndodhi me 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, kjo mos-thirrje shkak kishte se Edi Rama organizoi protestën më të dhunshme. Kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për një ngjarje dramatike që i mori jetën 4 demostruesve dhe plagosjen e më shumë së 100 efektivëve”, tha Berisha.

Të fundit