Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Demokratë jeni pararendës të një Shqipërie tjetër, të rivendosjes së pluralizmit

Berisha: Demokratë jeni pararendës të një Shqipërie

Kryedemokrati Sali Berisha, edhe këtë mbrëmje nga ballkoni i banesë u bën thirrje simpatizantëve të tij që të mos hezitojnë, por të ngrihen kundër regjimit, pasi mund të jetë shumë vonë.

"Me anë të protestave, mund të ndryshoni të shkuarën diktatoriale nga e ardhmja, jeni pararendës të një Shqipërie tjetër, të rivendosjes së pluralizmit, votës së lirë, besimit tek Shqipëria”, shprehet Berisha.

Gjithashtu ai thotë që mund të jeni vendimtarë për fatin e demokracisë, lirisë dhe të ardhmes së kombit shqiptar.

"Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, të pranishëm sonte në këtë protestë, përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme.
Ju misionarët e kthesës së madhe, vendimtare për fatin e demokracisë, lirisë, dinjitetit dhe të ardhmes tonë, por dhe vetë ekzistencës së kombit shqiptar.
Ju, burrat, gratë, djemtë e vajzat e kthesës, jeni frymëzimi, shpresa e pashuar e mbarë shqiptarëve.
Çdo demokrat, qytetar, duhet ta ketë të qartë se në rast se sot heziton dhe nuk ngrihet kundër regjimit monist të Edi Ramës, nesër mund të jetë vonë, nesër ai pavarësisht nga qëndrimi i tij, nga vota e tij, por me indiferencën, heshtjen, ka firmosur mandatin e tij që qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e votës.
Ndaj dhe protesta juaj, kthesa juaj në agun që ndahet terri nga drita, shpresa nga dëshpërimi, e shkuara diktatoriale nga e ardhmja, jeni pararendës të një Shqipërie tjetër, të rivendosjes së pluralizmit, votës së lirë, besimit tek Shqipëria.
Demokrate e demokratë!
Historia juaj është historia e betejave për idealet më fisnike, të larta.
Historia juaj është historia e ndryshimit të vazhdueshëm për të ndryshuar Shqipëri.
Historia juaj është historia e njerëzve, e burrave dhe grave të kthesave epokale, të kthesave që ndan dritën nga terri, diktaturën nga demokracia, gënjeshtrën nga e vërteta.
Të tillë jeni ju, të tillë janë demokratët."

Të fundit