Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha: Demokratët kanë faktuar në historinë e këtij vendi, se të pamundurën e bëjnë të mundur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se demokratët dhe qytetarët shqiptarë janë përballur historikisht me regjime represive, por kanë dëshmuar vazhdimisht se janë të pamposhtur dhe se arrijnë të kthejnë të pamundurën në të mundur.
Duke iu referuar historisë së vendit, Berisha theksoi se diktatura e parë komuniste ishte më mizorja në Europë, duke pushkatuar mbi 7 mijë shqiptarë, duke internuar mbi 40 mijë të tjerë dhe duke persekutuar më shumë se 100 mijë qytetarë. Sipas tij, pasardhësit e atij regjimi kanë ndërtuar një “diktaturë të dytë”, e cila në kushte të reja ka detyruar mbi 1.1 milionë shqiptarë të largohen nga vendi në vetëm një dekadë.
“Ky regjim ka shndërruar drejtësinë në armë politike, e ka përdorur kundër opozitës dhe pluralizmit, ka grabitur zgjedhjet dhe i ka kthyer ato në një fasadë. Shqipëria sot qeveriset si nga një pushtues i keq, që sillet me pasuritë publike dhe buxhetin e qytetarëve si me plaçkë lufte,” u shpreh Berisha.
Ai theksoi se pasojat e këtij modeli qeverisës kanë varfëruar qytetarët, duke e zbritur Shqipërinë në fund të rajonit për paga dhe pensione, ndërsa kanë krijuar një klimë dëshpërimi dhe lodhjeje shoqërore.
Megjithatë, Berisha u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve të mos dorëzohen. “Geni i demokratëve është geni i njerëzve të pamposhtur. Në historinë e këtij vendi, burrat dhe gratë demokrate kanë dëshmuar se janë besnikë ndaj vlerave dhe të vërtetës,” tha ai.
Duke rikujtuar vitin 1991, Berisha theksoi se Shqipëria u përball me ndërtimin e një rendi të ri pa asnjë përvojë apo njohuri, por me vullnet dhe ideale që u shndërruan në energji të pashtershme për transformimin e vendit. Ai përmendi gjithashtu krizën e vitit 1997, duke theksuar se pavarësisht gabimeve, Partia Demokratike u ringrit me moral dhe me të vërtetën, duke refuzuar të mashtrojë qytetarët për skemat piramidale.
PJESE NGA DEKLARATA
Miq, diktatura e parë totalitare ishte më mizorja në Europë. Ata që e kanë jetuar, ose që kanë lexuar për të, e kanë të qartë, ajo pushkatoi me gjyq dhe pa gjyq, si kundërshtarë politikë mbi 7 mijë shqiptarë, internoi mbi 40 mijë tjerë dhe persekutoi mbi 100 mijë. Pra, në këtë aspekt ai ishte regjimi më mizor i Europës. Diktatura e dytë e pasardhësve të tyre, në kushte të reja, përzuri në 10 vite nga Shqipëria, vetëm në hapësirën europiane 1.1 milionë shqiptarë. Diktatura e dytë me plaçkitjet ndaj shqiptarëve bëri që, qytetarët shqiptarë për herë të parë në historinë e tyre ngritën kokën dhe arriën të paguhen më mirë se kombet e tjera të rajonit, të zbresin me shpejtësi në vendin e fundit për rrogat dhe pensionet. Diktatura e dytë, bëri që drejtësia e tëra të shndërrohet në armë politike, të përdoret kundër opozitës dhe kundër pluralizmit politik, t’i japë licencë qeverisë për plaçkitjen e zgjedhjeve, bëri që zgjedhjet të jenë krejtësisht një fasadë.
Shqipëria pra, qeveriset nga një regjim që sillet ndaj pasurive të qytetarëve shqiptarë, buxhetit të tyre dhe aseteve publike, njëlloj si një pushtues i keq.
Këto janë kushtet, këto janë shkaqet pse ju jeni të lodhur, pse janë njerëzit të mërzitur, të dëshpëruar.
Por, një gjë miq, ju ftoj ju, ftoj çdo demokrat, ftoj çdo qytetarë të mos harrojë se geni ynë, geni i demokratëve, është geni i njerëzve të pamposhtur.
Demokratët janë ata burra dhe gra, djem dhe vajza që në mënyrë të përsëritur në historinë e këtij vendi kanë faktuar se të pamundurën e bëjnë të mundur plotësisht.
Ata kanë faktuar se janë dhe mbeten besnikë të vlerave që besojnë, të vërtetave që besojnë. Imagjinoni ju, ku ishim ne në vitin 1991, që duhet të ndërtonim një rend të ri? Cilat ishin njohuritë tona për rendin e ri? Inekzistente.
Por, vullneti dhe idealet tona ishin energji e pashtershme për të mësuar, për t’i zbatuar, për të transformuar Shqipërinë dhe e realizuam atë me vendosmërinë më të madhe. Një krizë e thellë pllakosi vendin edhe për gabimet të PD në vitin 1997. Menduan se kjo parti do të vidhisej në honet e historisë, do t’i harrohej emri, por jo. Rikujtoni pak se si u ngritëm? Po pse u ngritëm ne? Ne u ngritëm, jo se nuk kishim bërë gabim, por se u ngritëm të vendosur të korrigjojmë gabimin, u ngritëm me moral se ato borxhe që na i atribuonin, nuk i kishim, se qeveria nuk kishte prekur një qindarkë nga skemat piramidale. U ngritëm se, në kulmin e rebelimit, pavarësisht çmimit që mund të kishte, ne u thamë shqiptarëve të vërtetën: ne paratë nuk mund t’i kthejmë, sepse nuk mund të marrim paratë e atyre që nuk kanë vendosur në skema piramidale, t’i shpërndajmë për ata që kanë vendosur. Që në atë moment, ne kryenim një krim dhe turp, që nuk e merrnim kurrë për bazë.
Këto qenë arsyet, pse shqiptarët na rikthyen ne, na votuan masivisht në vitin 2001. Qemë të vërtetë. Ju kujtohet, kur e filluam protestën tonë me 30-50 vetë gjithësej.
E mbani mend?
Nuk u tërhoqëm, vazhduam në të drejtën tonë gjersa arritëm në fitore.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38