Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mban nesër zgjedhjet, Berisha: Skenar i Ramës dhe Ballës

Basha mban nesër zgjedhjet, Berisha: Skenar i Ramës dhe Ballës

Kryetari demokrat, Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët lidhur me zgjedhjet e paralajmëruara nesër për kreun e ri të PD, nga fraksioni ‘Basha’.

Berisha u shpreh i bindur se demokratët nuk do i lejojnë vetes të implikohen apo të mbështesin një skenar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Unë kam besim të plotë te demokratët. Te idealet e tyre demokratike. Se nuk do i lejojnë kurrë vetes, nuk do pranojnë të bëhen pjesë e një skenari të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Të turpshëm, me të cilin nuk kanë qëllim tjetër, vetëm të krijojnë një patericë të tyre, njëlloj siç bëri Ramiz Alia në vitin 1991, që shpalli Frontin apo Organizatën e Gruas si organizata elektorale.

Unë kam bindjen që demokratët do qëndrojnë në lartësinë e tyre.

Jam i bindur se demokratët nuk do i lejojnë vetes të implikohen apo të mbështesin një skenar që me të vërtetë përbën skenarin më të turpshëm në historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik”, u shpreh Berisha.

Të fundit