Flash News
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Berisha: Dënoj sulmin rrugaçëror mbi Tedi Blushin, Veliaj kërkon të fshihet pas Maznikut
Kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar përplasjen fizike sot mes këshilltarit të PL tedi Blushi dhe atij socialist, Halit Valteri.
Nga tubimi qytetar, Berisha tha se kryebashkiaku Veliaj e shndërroi zyrën e kryetarit në arenë përleshjesh dhe agresoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, këshilltarin Tedi Blushi.
Berisha: Miqtë e mi, ditën e enjte është dita e protestës së fuqishme para bashkisë së Tiranës, kundër kryehajdutit të kryeqytetit, Erion Veliajt.
Të enjten në ora 11:00, të gjithë tek bashkia.
Ky kryehajdut sot e shndërroi zyrën e kryetarit në arenë përleshjesh dhe agresoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, këshilltarin Tedi Blushi.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt rrugaçërie të tij dhe këshilltarëve të tij dhe i them se personalisht do bëhesh përgjegjës për aktin më të vogël të dhunës dhe rrugaçërive ndaj këshilltarëve.
Miqtë e mi, tani kërkon të fshihet pas Maznikut.
Mazniku është një hajdut, e keni parasysh ju Maznikun, Mister Biftekun 1 mijë euro, bashkë me Belindën?
Është e vërtetë se ka qenë kryetari i autoritetit kontraktor.
Por është e vërtetë se me djegësit është direkt Erion Veliaj.
Është e vërtetë se hoteli 20-katësh, me pesë yje në Durrës, sipas punonjësve të ndershëm, është pronë e Erion Veliajt.
Prandaj dhe e enjtja është dita në të cilën ne duhet ta nxjerrim për zverku nga bashkia.
Dita e ngadhënjimit të qytetarëve.
Dita e guximit dhe revoltës qytetare.
Rrofshi ju.
Rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!