Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Dënojmë me forcë kërcënimin me jetë të gazetarit Osman Stafa nga mafiozë qeveritarë

Berisha: Dënojmë me forcë kërcënimin me jetë

Në konferencën e ditës së sotme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi kërcënimin me jetë të gazetarit Osman Stafa. 

Sipas liderit demokrat, kërcënimi vjen pas investigimeve të Stafës për abuzimet dhe mungesën e trajtimeve thelbësore në Spitalin Onkologjik, të cilat i cilësoi si krime kundër njerëzimit.

Berisha deklaroi se pacientët me sëmundje malinje janë privuar nga ilaçet dhe aparaturat jetike, për shkak të korrupsionit, tenderave të manipuluar dhe kapjes së tregut farmaceutik nga dyshja Nushi–Doshi, të cilët kanë lidhje direkte me Ramën.

Berisha: PD denoncon dhe dënon me forcën më të madhe kërcënimin me jetë nga mafiozë qeveritarë apo të lidhur me shtetin, të gazetarit Osman Stafa, i cili ndodhet i pranishëm në këtë sallë.
Kërcënimi i gazetarit Osman Stafa, vjen vetëm një muaj pasi mafia më e rrezikshme e Europës, mafia e Edi Ramës, i vendosi minën gazetarit të njohur italian, Ranuçi, për emisionin e tij kundër mafies shqiptare.
Osman Stafa, me investigimet e tij, ka provuar para shqiptarëve dhe mbarë Europës se regjimi i Edi Ramës në Spitalin Onkologjik ka kryer krime kundër njerëzimit.
Se të sëmurët, me sëmundje neoplazike, janë privuar nga ilaçet jetike në betejën e tyre me sëmundjet.
Se të sëmurët me këto sëmundje, janë privuar nga aparaturat e domosdoshme të diagnozës dhe mjekimit të këtyre sëmundjeve.
Se këto qëndrime, që tejkalojnë çdo imagjinatë, kanë kushtuar me qindra e qindra vite jetë të këtyre të sëmurëve të marrë së bashku.
Edi Rama është kryeministri i parë që pohon publikisht se ilaçet nuk i siguruam sepse të sëmurët me këtë sëmundje ishin shumë.
Nuk ka deklaratë më cinike, më çnjerëzore se sa një deklaratë e tillë.
Të pretendosh se një shtet, që në 12 vite administron 67 miliardë euro buxhete, të deklarojë se nuk ka ilaçe se të sëmurët janë shumë, është absolutisht si të firmosë me dorë dënimin e tyre kapital.
Është papërgjegjshmëri ekstreme dhe krim kundër njerëzimit.
Dhe, duhet të them këtu, se në investigimet e tij, Osman Stafa ka faktuar se në shumë raste kanë qenë vjedhjet dhe abuzimet për interesa mafioze pasurimi, të atyre që kanë plaçkitur, kanë bërë tenderin dhe nuk kanë sjellë një ilaç të vetëm, drejtorë kryesorë të spitalit dhe ministra.

Të fundit