Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha dënon dhunën në protestë: Për herë të parë në botë policia përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve

Berisha dënon dhunën në protestë: Për herë të

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, kreu i PD Sali Berisha hodhi akuza të rëndaj ndaj Policisë së Shtetit, pas akteve të dhunës që u shfaqën në protestën e opozitës.

Berisha deklaroi se policia ka përdorur një armë me potencial vdekjeprurës, sprajin kundër arinjve, në një përpjekje të qëllimshme për ta shndërruar tubimin qytetar në një skenar të dhunshëm.

Kryedemorkati akuzoi drejtpërdrejt me emra Skënder Hitën dhe Sokol Bizhgën, duke deklaruar se policia shqiptare është e para në botë që përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve dhe protestuesve të vet.

“Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj protestuesve dhe dhunën e hapur dhe të programuar ndaj drejtuesve kryesorë të PD dhe deputetëve të kësaj partie, të cilët ishin absolutisht që të gjithë po jepnin kontributin më të madh për ruajtjen e karakterit paqësor të protestës, të cilën, të cilën banditë me uniformë, narkokomisarë të tipit Skender Balluku, Sokol Bespreri, Enton Palushi dhe dashi i operacionales bënë gjithçka për ta shndërruar atë në një protestë të dhunshme.

Për këtë qëllim, në mënyrë të programuar, ata përdorën një armë me fuqi të njohur letale, siç është spraj kundra ariut, i cili është dhjetëra herë më i fuqishëm sesa spraj që përdoret kundër njerëzve. Përdorimi i këtij spraji përbën një krim, një vepër të rëndë penale dhe është i ndaluar në të gjitha konventat. Kjo është policia e parë në botë që përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve dhe protestuesve”, deklaroi Berisha.

Të fundit