Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon: Kam sinjale se Rama ka nisur blerjen e votave në diasporës, denonconi çdo akt

Berisha denoncon: Kam sinjale se Rama ka nisur blerjen e votave në

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar përpjekjet e Ramës për blerjen e votave të diasporës, në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.

Berisha ftoi çdo qytetar të denoncojë aktet e tilla, pasi Rama do të përdorë çdo mjet për të siguruar mandatin.

Berisha: Ekipi po punon për rregullat më transparente dhe më të sigurta për votën e diasporës. Dhe i siguroj emigrantët tanë, diasporën, shqiptarët jashtë vendit se PD do përcaktojë rregullat më të qarta.

Sikundër theksoj se më vijnë sinjale se kanë filluar blerjen e votës që tani, dhe ftoj shqiptarët ta evidentojnë këtë akt dhe ta denoncojnë qoftë në komunitetin ku janë, qoftë në Shqipëri, sepse e them se Edi Rama nuk do lërë mjet pa përdorur për të siguruar mandatin pasi e di se veprat e rënda penale që ka kryer i kushtojnë atij pjesën tjetër të jetës.

Të fundit