Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon: Makineria e Ballukut dhe Ramës po punon me tre turne për të bllokuar proceset gjyqësore

Berisha denoncon: Makineria e Ballukut dhe Ramës po punon me tre turne

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se ata kanë vënë në funksion një “makineri të tërë kriminale” për të penguar drejtësinë.

Sipas Berishës, në atë që ai e cilëson si “epiqendra e krimit të organizuar, ndërtesa e Ramaduros”, po zhvillohet një proces intensiv manipulimi, shkatërrimi dhe falsifikimi dokumentesh, i cili funksionon me tre turne.

Makineria e manipulimit, shkatërrimit, asgjësimit dhe falsifikimit të dokumenteve punon me tre turne. Lubi Balluku dhe Edi Rama kanë mobilizuar grupe të tëra që shkatërrojnë dhe manipulojnë dokumente, si në dikasteret dhe agjencitë në varësi të Ballukut, ashtu edhe në AKSHI-n e familjes Rama”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është bllokimi i proceseve gjyqësore që, sipas tij, kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për zbardhjen e aferave korruptive në vend.

Berisha pretendon se nga shqyrtimi i dosjeve të deritanishme rezulton vjedhja e rreth 1.2 miliardë eurove në sektorin e infrastrukturës nga Rama dhe Balluku, si dhe të paktën 700 milionë euro të tjera përmes 530 prokurimeve sekrete, të cilat ai i cilëson si të zhvilluara në mënyrë të drejtpërdrejtë me prestanome.

Sipas tij, këto fonde janë përqendruar në atë që e quan “kopshti privat i Edi Ramës”, duke përmendur edhe emrin e Armand Frangut, të cilin Berisha e etiketon si “baxhanakun e florinjtë” të kryeministrit.

Berisha: Në epiqendrën e krimit të organizuar ndërtesën e Ramaduros, makineria e manipulimit, shkatërrimit, asgjësimit dhe falsifikimit të dokumenteve punon me tre turne.

Lubi Balluku dhe Edi Rama kanë mobilizuar grupe të tera me të cilat shkatërrojnë dhe manipulojnë dokumente si në dikasteret dhe agjencitë në varësi të Lubisë, ashtu edhe në AKSHI-n e familjes Rama.

Ndaj dhe po bëhet gjithçka për të bllokuar proceset gjyqësore të një rëndësie të jashtëzakonshme. Shqyrtimi i dosjeve të deritanishme nxjerr vjedhjen e 1.2 mld euro nga Rama dhe Balluku në sektorin e infrastrukturës dhe të paktën 700 mln euro në kopshtin privat të Edi Ramës me 530 prokurime sekrete nga të cilat të gjitha direkt me prestonome me baxhanakun e florinjte të Edi Ramës, Armand Frangu.

Të fundit