Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon me video: Kompania ANK mori zhavorrin e lumit që solli shembjen e rrugës

Berisha denoncon me video: Kompania ANK mori zhavorrin e lumit që solli

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një video ku denoncon masakrën e kryer me aksin Librazhd-Prrenjas.

Në një postim në Facebook, Berisha ka ndarë mesazhin e një qytetari i cili denoncon se si kompania ANK ka gërryer shtratin e lumit Shkumbin për të marrë zhavorr, duke e lëvizur bazamentin dhe duke sjellë rrëshqitjen e rrugës.

“Ja si e shembi kompania e ndërtimit rrugën Dragoshtunë- Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit! Denoncoj me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!

Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.

Ndjesë për orarin por një socialist më nisi një video dhe disa foto të bëra dy javë më parë në të njëjtin vend ku ka rrëshkitur toka ku firma kontraktuese ANK ka marrë zhavorin në lumë gjë që ka bërë që të lëvizë bazamenti i rrugës.

Bëra ca hulumtime për këtë firmë dhe del me probleme serioze”, shkruan Berisha.

Të fundit