Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon motrën e Ballukut: U regjistrua si subjekt tregtar pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret ‘shefe’

Berisha denoncon motrën e Ballukut: U regjistrua si subjekt tregtar pa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një denoncim që lidhet me zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, tashmë e pandehur nga SPAK.

Në një postim, Berisha publikoi mesazhin e një qytetari dixhital, i cili ngre dyshime mbi ligjshmërinë e përfaqësimit të Ballukut nga avokatja Pamela Qirko, e cila është motra e saj.

Sipas denoncimit, Pamela Qirko është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) vetëm një ditë më parë, si person fizik, pa asnjë aktivitet të deklaruar. Berisha deklaroi se Altin Dumani, e quan “shefe”, pasi ajo ka qenë pjesë e strukturave që kanë bërë vetingun e tij.

Postimi:

Një pyetje shkatërruese nga qytetari dixhital.

Pershendetje dr.

Kush mund te me sqaroje se cfare veprimtarie ushtron subjekti Pamela Qirko, pasi Qendra Kombetare e Biznesit e evidention si subjekt tregtar pa objekt veprimtarie. Nese do te ushtron sherbime juridike perfshire edhe avokatine, pse nuk pasqyrohet nga Qendra Kombetare e Biznesit? Avokat i paregjistruar ne Qendren Kimbetare te Biznesit a mund te ushtroje aktivitet dhe te deklarohet si i tille para organeve te drejtesise?

Ps. Pamela është regjistruar vetëm sot kur nuk u arrit anullimi i akuzës ndaj Lubisë.

Pamela nga Altin Troplini thirret me nderim ‘Shefe’! Kjo sepse Pamela shefja ka bërë vetingun e tij me 4 shtëpi banimi, 3 të regjistruar në emër të tij, kurse në të katërtën banon me qira tek vjehrri. Ndaj dhe Altin Troplini e mbajti 3 muaj dosjen e Lubisë, motrës së ‘Shefes’?!

Të fundit