Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon skandalin: Erion Veliaj shembte shtëpi se u thoshte se janë pronat e Klotilda Bushkës

 

Berisha denoncon skandalin: Erion Veliaj shembte shtëpi se u thoshte se

Kryedemokrati Sali Berisha denoncoi skandalin se si kryebashkiaku tashmë i arrestuar, Erion Veliaj, shembte pronat dhe u thoshte se i përkisnin deputetes po ashtu nën hetim, Klotilda Bushka.

Berisha tha se ishte Bushka ajo që propozoi t’i shtoheshin 500 milionë lekë inceneratorit të Tiranës.

“Po unë e kam denoncuar para se të dalë atë. E kam denoncuar me dhjetëra herë unë atë. E dini çfarë është kjo Bushka? U them unë ju.

Kjo ngrihet vitin e mëparshëm në parlament dhe në një rast unik në histori, të ndaluar me Kushtetutë, propozon t’i shtohen 500 milonë lekë djegësit të Tiranë.

Mirëpo Kushtetuta e lejon deputetin me kushtin që ai ta dorëzojë amendamentin, ta miratojë ose të shprehet Ministria e Financave.

Kurse zonja solli një amendament oral. E kam denoncuar me dhjetëra herë unë.

Erion Veliaj shembte shtëpi se u thoshte se janë pronat e Klotilda Bushkës. Po, po, janë të dokumentuara të gjitha këto. Ajo është një kriminele më shumë se ai. Këta janë në grahmat e fundit ky parlament”, deklaroi Berisha.

Të fundit