Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama i dha kartelit “Troplini” stadiumin “Niko Dovana” si shpërblim për fushatën

Berisha: Rama i dha kartelit “Troplini” stadiumin “Niko

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar këtë të hënë skandalin e radhës.

Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se karteli Troplini ka marrë stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, ku do të ngrejë kulla si shpërblim për angazhimin në fushatën elektorale.

Sipas Berishës, presidenti i klubit Teuta dha dorëheqjen në mënyrë të papritur më 16 qershor dhe, pa asnjë transparencë, pronësia e stadiumit i është transferuar korporatës së lidhur me këtë kartel. Ai tha se ky zhvillim nuk figuron në asnjë regjistër zyrtar, duke e cilësuar si një tjetër formë të grabitjes së pasurive publike nga klientela e pushtetit.

Berisha shtoi se përreth stadiumit janë planifikuar ndërtime të larta, përfshirë kulla deri në 125 metra. Ai përmendi emrin e Ergys Agasit si një person të lidhur me projektin, por që është mbajtur në hije për shkak të implikimeve të mëparshme në afera.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Edi Rama shpërbleu me qindra e qindra milionë euro kartelin Troplini për kontributin dhe angazhimin e tyre kriminal në fushatën elektorale të farsës zgjedhore 11 maj 2025.

Kështu presidenti i klubit Teuta, që e ka mbajtur këtë klub nga viti 1999, dha dorëheqjen në mënyrë të papritur me datën 16 qershor dhe sipas burimeve të FSHF-së, të cilat nuk identifikohen dot nga terrori, aksionet e stadiumit Niko Dovana i kanë kaluar kartelit Troplini.

Kaq e vërtetë është saqë sot, secili prej jush po të shkojë dhe të shohë regjistrat e shtetit, nuk gjen dot një person se kush i mori ato.

Një gjë është e sigurt që ish-presidenti Edmond Hasanbelliu dhe Edi Rama ia kaloi stadiumin dhe qindra mijëra metra katrorë rreth stadiumit korporatës famëzezë të investimeve.

Kjo korporatë që merr përsipër, ka gjetur si blerës dhe zhvillues me urdhër natyrisht të Edi Ramës, kartelin famëkeq Troplini.

Sipas burimeve që nuk duan kurrsesi të flasin publikisht nga FSHF. E kuptoni vetë ju frikën e tmerrshme.

Por, e vërteta, rrotull stadiumit janë planifikuar një seri ndërtesash, ndër të cilat kulla me lartësi 125 metra.

Përsëri po të pyesni se kush është autori, pronari, zhvilluesi, ju emër nuk do gjeni sepse po sipas burimeve të Federatës Shqiptare të Futbollit, ky emër do ishte Ergys Agasi.

Por, diskreditimi i tij kombëtar dhe ndërkombëtar, skandali dhe afera e tij me fabrikën e duhanit dhe një seri lidhjesh të tjera, detyroi që prestanome i Troplinëve të mbetet prapë sekret, pa emër.

Ngjashmëri e madhe me tjetërsimin e pronave të Niko Dovanës me stadiumin Dinamo.

Ndërkohë pronat tek stadiumi Dinamo dhe Niko Dovana kanë pronarët e tyre.

Dhe në të gjitha ligjet e vendit, ato duhet t’u rikthehen pronarëve, por janë bërë të gjitha, janë viktimë e një njeriu të pangopur, që i ka vënë vetes detyrë të tejkalojë edhe Alabarin  në pasuri dhe që quhet Edi Rama.

Të fundit