All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon skandalin me Portin e Durrësit: Po shndërrohet në Dubain e 1001 netëve të Ramës

All - Paragraf - 1

Berisha denoncon skandalin me Portin e Durrësit: Po shndërrohet

Transporti publik është në prag të kolapsit dhe Porti i Durrësit, po tjetërsohet në një aferë me fitime marramendëse. Këto janë akuzat që kreu i PD Sali Berisha i drejtoi publikisht kryeministrit Rama, duke denoncuar goditjen ndaj interesave të qytetarëve.

All - Paragraf - 3

Kryedemokrati ngriti alarmin për fatin e Portit të Durrësit, duke deklaruar se kjo pasuri kombëtare po tjetërsohet dhe po shndërrohet në “Dubain e 1001 netëve të Edi Ramës”, një projekt që pretendohet se do të gjenerojë një fitim që i kalon 4 miliardë eurot.

Berisha foli edhe për taksën e vendosur nga qeveria Rama, që sipas tij, ka shkaktuar një rritje stratosferike të çmimit të naftës, duke gjunjëzuar sektorin e transportit publik dhe duke goditur qytetarët.

“Taksa e cila ndëshkoi mbarë qytetarët me transportin publik, për shkak të rritjes stratosferike të çmimit të naftës. Kompanitë e transportit publik kanë ulur, kanë ulur me 40% flotë, ëh, autobuzat e tyre të transportit. Në vend të një ndërhyrje emergjente nga qeveria dhe kompensimit për çmimin e rritur të naftës në mënyrë që qytetarët të kenë dhe atë transport minimal publik, qeveria rri duarkryq dhe kjo kërkon, dhe kjo krijon një goditje të rëndë për të gjithë shqiptarët që nuk përdorin veturat, por përdorin transportin publik për të shkuar në punë apo për nevoja të tjera të tyre.

E kam theksuar dhe theksoj përsëri, çështje madhore kombëtare për çdo shqiptar është çështja e Portit të Durrësit. Porti i Durrësit është pasuria më e madhe publike që kanë trashëguar shqiptarët nga shteti i tyre në 100 vite dhe më parë. Kjo pasuri publike tjetërsohet dhe shndërrohet në Dubain e 1001 netëve të Edi Ramës. Një fitim përrallor që tejkalon dhe 4 miliardë euro. Por ka dhe as kësaj, çdo qytetar shqiptar, çdo qytetar shqiptar, me taksat e tij është i detyruar të kontribuojë, të ndëshkohet dhe me 1 miliardë euro, minimumi, porti i ri, Porto Romanos që zëvendëson Portin e Durrësit, por që në fakt do jetë katër herë më i vogël se sa Porti i Durrësit”, u shpreh Berisha.

Të fundit