Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon skandalin: Në Unazën e Madhe janë vjedhur 250 milionë euro

Berisha denoncon skandalin: Në Unazën e Madhe janë vjedhur 250

Kreu i PD Sali Berisha ka denoncuar përshkallëzimin e kostove të ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës, duke theksuar se projekti 27-kilometrash ka kushtuar qytetarëve shqiptarë 450 milionë euro.

Berisha theksoi se segmentet e para të ndërtuara gjatë qeverisjes së PD-së u tenderuan me çmime mesatarisht 4.5–4.73 milionë euro për kilometër, ndërsa dy segmentet e përfunduar gjatë qeverisjes së mëvonshme u tenderuan me 14.6 milionë euro dhe përfunduan me 26 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 80% të kostove.

Berisha: Unaza e Madhe prej 27 kilometrash u kushtoi taksapaguesve shqiptarë në total 450 milionë euro. Vjedhje 100 përqind ose 140 përqind të fondeve publike.

Me datën 12.1.2011 janë tenderuar nga qeveria e asaj kohe segmenti prej 2.85 kilometër i Unazës së Madhe, Tiranë-Mullet.

Ky tenderim është bërë për 2.85 kilometër me 4.01 milionë euro kilometri. Dhe keni parasysh sa vepra arti që ka, është një nga segmentet me më shumë vepra arti, me nënkalime, mbikalime, etj.

Me datën 2.3.2011, pra dy muaj më vonë, është tenderuar segmenti i dytë Komuna e Parisit- rruga e re Tiranë-Elbasan, 3.2 kilometra. Është tenderuar me 4.52 milionë euro kilometri.

Një vit më vonë, me datën 22.10.2012, është tenderuar segmenti i tretë i Unazës së Madhe, Komuna e Parisit- Rruga e Kavajës, loti i parë. Është tenderuar 1.5 kilometër, por këtu çmimi është rritur në 8 milionë euro. Është krejt vepër arti.

Dhe është tenderuar në qershor të vitit 2013 segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike, pjesa e mbetur. 620 metër është tenderuar me 6.59 milionë euro.

Tani, dy segmentet që kanë përfunduar gjatë qeverisjes së PD, të cilat kanë qenë siç e shihni 5 kilometra, kanë përfunduar me një çmim prej i pari prej me 4.73 milonë euro, i dyti me 4.5 milionë euro. Me një rritje të lehtë çmimi gjatë rrugës.

Dy segmentet të cilat kanë përfunduar në vitin 2017 dhe 2018, që janë marrë në duart e ustallarëve, kanë përfunduar, janë tenderuar me 14.6 milionë euro së bashku dhe kanë përfunduar me 26 milionë euro.

Pra, është rritur çmimi me 80 përqind. Në rast se shohim shpenzimin total për Unazën, ky shpenzim është 450 milionë euro. Unaza kushtoi 450 milionë euro.Në Unazë u vodhën lirshëm 250 milionë euro.

Berisha denoncon skandalin: Në Unazën e Madhe janë vjedhur 250

Të fundit