Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Berisha denoncon skandalin: Rama rrëzoi për oligarkët studimin e pronave në bregdet, certifikuar nga SHBA
Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi një skandal të qeverisë Rama. Nga selia blu, në një konferencë për gazetarët, Berisha tha se Rama rrëzoi studimin e pronave në bregdet të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, për interes të oligarkëve.
Berisha tha se Rama i dha si bashkëaksioner 100% oligarkëve në të katër anët, nga Saranda gjer në Shëngjin.
“Edi Rama u përpoq me të gjitha format të implikojë NATO-n, ta ftojë dhe të mashtrojë, madje të deklarojë se ka interes NATO-ja.
NATO zyrtarisht nuk ka shprehur asnjë interes.
PD si parti pro-atlantike është e gatshme t’i ofrojë aleancës çdo lehtësi aeroportuale dhe territoriale, por e refuzon atë të përçmojë atë ofertat e Edi Ramës se janë oferta për ta implikuar në mega-afera të mëdha korruptive.
Edi Rama, studimin e pronave në bregdet, të bërë me kompani amerikane të certifikuara nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, e ka përmbysur tërësisht, duke u dhënë oligarkëve të vet të gjitha instalimet të përcaktuara si të domosdoshme për forcat detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.
Nuk duheshin të gjitha portet, por duheshin portilet, domosdoshmërisht në pika të caktuara nga plani që disponohet nga Presidenti i Republikës dhe Shtabi i Përgjithshëm.
Edi Rama ato i dha si bashkëaksioner 100 përqind oligarkëve në të katër anët, nga Saranda gjer në Shëngjin. Pra, dënoj me ashpërsinë më të madhe”, u shpreh Berisha.