Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon: Vlora Hyseni në krah të Ballukut, a po ndërhyn SHISH në Gjykatën e Lartë?

Berisha denoncon: Vlora Hyseni në krah të Ballukut, a po ndërhyn

Kreu i PD Sali Berisha, në një postim në Facebook, se drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni është vendosur në krah të Belinda Ballukut.

Berisha shkruan se gjatë një debati të ashpër 7-orësh, Balluku ka kërkuar të mos zëvendësohet që çështjen në Gjykatën e Lartë ta zgjidhë. Sipas tij, lidhja mes Ballukut dhe këtij institucioni është pikërisht Vlora Hyseni.

"Breaking News!

Veshi i mureve informon: Vlora Hyseni në krah të Lubisë!

Në debatin 7 orësh përveç të tjerash Lubia ka kërkuar me insistim: ‘Më jep ko se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë, mos emëro dikë tjetër në vendin tim’.

Lidhja e Lubisë me Gjykatën e Lartë është Vlora Hyseni (SHISH).

Pyetja është: A ka ndërhyrë tek 5 gjyqtare të GJL personalisht SHISH për të favorizuar Llagamin me porosi të KM duke i shantazhuar?

A do përdorë këtë shantazh dhe për Belën?", shkruan Berisha.

Të fundit