Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, mbrojtëm pluralizmin dhe sot jemi partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, mbrojtëm pluralizmin dhe sot jemi partia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita u përball për vite me radhë me një përpjekje të koordinuar për asgjësim politik, vetëm sepse denoncoi pa kompromis regjimin aktual dhe mbrojti pluralizmin.

“U bë gjithçka që të na fusnin pesë pashë nën tokë. Por pse? Sepse çdo ditë ne denonconim një regjim që vidhte qytetarët, bashkëpunonte me bandat kriminale, me vrasës, me kartele droge, duke u kthyer në rrezik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për më gjerë,” u shpreh Berisha.

Ai theksoi se ky regjim i ka shndërruar pasuritë e jashtëzakonshme të vendit në një mallkim për qytetarët shqiptarë, duke vendosur taksa të rënda dhe duke i detyruar familjet që të shohin largimin masiv të fëmijëve drejt Europës, në vend që të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

“Shteti aktual ka ndëshkuar qytetarët e vet dhe ka prodhuar emigrim masiv. Kjo ishte ajo që po denonconim çdo ditë,” tha Berisha.

Sipas tij, Partia Demokratike mbrojti vlera universale të njerëzve të lirë dhe jo individë të veçantë.

Berisha nënvizoi se, pavarësisht izolimit ekstrem, Partia Demokratike ia doli të përmbyllë një kthesë historike. “Nga partia më e izoluar në botë  më e izoluar se çdo parti edhe në regjime totalitare  sot jemi partia më e mbështetur ndërkombëtarisht,” deklaroi ai.

Ai shprehu bindjen se demokratët, ashtu siç kanë arkivuar të këqijat më të mëdha të këtij kombi nga vitet ’90 e deri më sot, do të arkivojnë edhe atë që e cilësoi si të keqen më të madhe pas diktaturës komuniste: regjimin e Edi Ramës me të gjitha anekset e tij.

PJESE NGA DEKLARATA

Miq, i dini vet, nuk do të bëj historikun e këtyre viteve që shkuan, por një gjë ishte e sigurtë, që u bë gjithçka që të na fusnin 5 pashë nën tokë. Po pse, çfarë po bënim?
Ne, çdo ditë, po denonconim një regjim që vidhte qytetarët, i cili bashkëpunonte me bandat, me vrasësit, serial killerat, kartelet e drogës. I cili përbënte rrezik jo vetëm për shqiptarët. Po denonconim një regjim, i cili pasuritë përrallore të kësaj toke dhe këtij vendi i shndërroi në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Një regjim, i cili vendosi taksat më të mëdha ndaj qytetarëve dhe bëri që fëmijët e tyre për të mos menduar të ndërtojnë në Shqipëri të ardhmen, por të marrin rrugët e Europës, masivisht. Këtë po bënim ne.
Pra ne, po mbronim vlera, të cilat janë të përbashkëta për të gjithë njerëzit e lirë. Megjithatë, ne përjetuam një kalvar, por prapë ADN-ja jonë, geni ynë të pamposhtur, nuk u mposhtëm nga asgjë. Jo! Sepse mbronim të vërteta. Nuk ishte problemi të mbronim një person, por mbronim të vërtetat dhe kjo është një meritë e jashtëzakoshme e juaja. Ju mbrojtët opozitën, ju mbrojtët pluralizmin, ju mbrojtët gjërat më të çmuara që ka një komb, vend, familje.
Por, pavarësisht nga këto rrethana, ne ia dolëm. Së pari, nga partia më e izoluar në botë, as Partia Komuniste e Kinës, ose e Koresë së Veriut nuk ka qenë më e izoluar se sa PD, parti e vlerave. Sot jemi partia më e mbështetur. U firmosën në 14 muaj, nga tetori i vitit 2024, në 5 dhjetor të vitit 2025 7 rezoluta, nga të gjitha partitë simotra në Europë dhe në botë, të cilat sanksionojnë pa përjashtim mbështetje të jashtëzakonshme për PD. Vlerësimin maksial për qëndresën e saj epike. Denoncoi narkoregjimin e Edi Ramës, denoncoi farsën e tij elektorale, shtypjen e pluralizmit nga Edi Rama, plaçkitjen që ajo iu bën qytetarëve, narkoshtetin e Edi Rama.
Pra miq, kjo u bë e mundur vetëm në saj të genit të pamposhtur të demokratëve. ADN-ja jonë, është ADN-ja e njerëzve të pamposhtur.
Ndaj dhe unë, kam bindjen më të madhe se, demokratët e pamposhtur, njëlloj siç arkivuan të këqijat më të mëdha të këtij kombi, nga vitet 1990 e gjer sot, do të arkivojnë të keqen më të madhe pas Enver Hoxhës, regjimin e Edi Ramës me të gjithë anekset e tij.
Miq, sot jemi në fushë, jemi në betejë, por sot ne dalim në fushë, dalim në betejë, pasi iu kemi faktuar shqiptarëve dhe botës se ky armik, ky nuk na lejon të votojmë, ky përdor paratë tona për të rrëmbyer votat tona, ky përdor krimin për të rrëmbyer votën dhe votën e shndërron në krim. Se ky armik qeveris me bandat, qeveris me krimin. Se ky është një plaçkitës i pamëshirë i pasurive publike dhe buxhetit të shqiptarëve.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit