Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-deputetëve: Angazhohuni me anëtarësimet e reja në parti

Berisha-deputetëve: Angazhohuni me anëtarësimet e reja në

Kretari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje deputetëve që të angazhohen për të bërë anëtarësime të reja në  parti.

Berisha theksoi se zgjedhjet në degët e partisë po zhvillohen në mënyrë normale, por nënvizoi se prioritet kryesor mbetet zgjerimi i bazës së anëtarësisë.

Berisha: Në të gjitha degët e vendit po zhvillohen zgjedhjet. Janë zhvilluar dhe kanë ecur me një normalitet në tërësinë e tyre, por detyrë më e rëndësishme sot janë anëtarësimet e reja. Unë bëra edhe dje një mbledhje me drejtuesit politikë dhe koordinatorët, por secili prej jush është i ftuar të kontribuojë në mënyrën më serioze që mund të kontribuojë në anëtarësime të reja.

Është jetike për PD-në ky proces. Mos harroni që ne kemi një problem madhor, spastrimin etnik për shkak të politikave të Edi Ramës, largimin e njerëzve nga Shqipëria. Ndaj dhe duhet ta përparësoni, duhet të kontribuoni me të gjithë mundësitë tuaja për anëtarësime të reja. Duhet ta vlerësojmë në shkallë maksimale.

Të fundit