Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Diaspora të organizojë protesta të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit

Berisha: Diaspora të organizojë protesta të fuqishme para

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ditën e sotme  ka theksuar rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në protesta dhe sensibilizim ndërkombëtar.

Ai bëri thirrje për organizimin e protestave edhe para ambasadave shqiptare jashtë vendit.

Berisha: Unë të falënderoj shumë për pyetjen dhe gatishmërinë. Sugjerimi im për ju dhe të gjithë opozitarët në diasporë të organizojnë protesta para ambasadës që përfaqëson narkoshtetin shqiptar, në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së dhe para këtyre ndërtesave në mënyrë që bota të mësojë se ato nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë, por përfaqësojnë narkoshtetin e Edi Ramës.
Përfaqësojnë kryeministrin më të korruptuar në Europë dhe botë, përfaqësojnë njeriun që me grusht shtetit po asgjëson edhe sistemin e drejtësisë.

 Diaspora është e ftuar të organizojë protesta të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit. Republika nuk ekziston më, Edi Rama e ka asgjësuar republikën. Në një vend ku kushtetuta shkelmohet, ku drejtësia bllokohet, Republika është një letër e vdekur.
Ndaj dhe të ndërmerrni protesta të fuqishme para ambasadave, të gjuani vezë dhe domate në drejtim të tyre, si dhe protesta pranë institucioneve ndërkombëtare për të demaskuar Ramaduron, ndërtuesin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
Miliarderin, hajdutin më të madh që kanë patur shqiptarët në të gjitha kohërat.

Të fundit