Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Disponoj dokumentin e TIMS, fakton sa herë Olsi Rama ka kaluar kufirin me makinën e k*kainës

Berisha: Disponoj dokumentin e TIMS, fakton sa herë Olsi Rama ka kaluar

Kreu i PD, Sali Berisha u ndal ndër të tjera në tubimin qytetar për paraqitjen e Olsi Ramës sot në SPAK. 

Ai tha se disponon e TIMS, që fakton sa herë Olsi Rama ka kaluar kufirin me makinën e kokainës. 

Berisha: Por të dashur miq, unë jam sonte këtu me dokumente për faktuar krimin e shëmtuar, mashtrimin publik të trafikantit Olsi Rama, i cili po hetohet nga sivllau i Mehmet Grecës, që quhet Alfred Greca dhe që tani është prokuror që ka dosjen e Olsi Ramës.
Dëgjoni miq, Olsi Rama doli nga Skrapi i partisë, duke mashtruar shqiptarët në një akt të shëmtuar se ai ka përdorur vetëm një herë makinën e famshme të kokainës dhe se ka shkuar vetëm njëherë me të në Selanik.
Dhe fill mbrapa, doli Edi Rama, sulmoi kryetarin e grupit parlamentar Gaz Bardhi me gjuhën e një ordineri siç është.
Tani unë do flas me dokumente.
Këtu unë kam dokumentet e TIMS-it, të cilët faktojnë sa herë Olsi Rama me makinën e famshme të kokainës ka kaluar kufirin. Kanë ditën, datën dhe orën e kalimit.
Këtu meqenëse narkotrafikanti, eksponent kryesor i grupit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës, tha se vetëm njëherë ka ndodhur.
Tani po i them: Olsi, çfarë të kujton data 13.7.2014. A mund të na thuash pak? Ora 18.06 minuta.
Olsi trafikanti, na thuaj pak, çfarë të kujton data 6.6.2014, ora 13.30?
A mund të na thuash pak se çfarë të kujton kjo datë dhe në cilën pikë kufitare ke dalë me këtë makinë me targë AA653DM?
Olsi, çfarë të kujton data 8.8.2014?
Olsi dhe Edvin, ju mund të mbyllni dosje me Altin Zagarin dhe Alfred Trafikantin, por dosjet tuaja nuk mbyllen kurrë.
Trafikantë të shpifur që ndërtuan narkoshtetin.
Olsi, çfarë të kujton data 11.7.2014, ora 15.45? Do të them, kur kalove kufirin?
Tani, në qoftë se në këto dy dalje, përdore pasaportën shqiptare dhe dole me emrin Olsi Rama, në daljen tjetër, ke dalë si Olsi Kristaq Rama, shtetas amerikan me pasaportë amerikane.
E do edhe orën? Ora është 21.40 minuta.

Të fundit