Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ditën e martë në orën 16:30 do ti presim biletën kryehajnit Erion Veliaj

Berisha: Ditën e martë në orën 16:30 do ti presim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur para pallatit  u shpreh se të martën është dita kur do ti presin përfundimisht biletën kryehajnit të të gjitha kohërave të bashkisë Tiranë.

Më tej ai u shpreh se Veliaj është turpi i njeriut të pamëshirë që zhduk 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe nuk ekziston asnjë gjurmë. Sipas Berishës kryebashkiaku Veliaj është një mafioz në të gjithë qenien e tij.

"Përshëndes të gjithë qytetaret dhe qytetarët e vendosur dhe të betuar që ditën e martë në orën 16:30 ti presin përfundimisht biletën kryehajnit të të gjitha kohërave të bashkisë Tiranë. Njeriut që Tirana nuk ka patur kurrë në 104 vite një hajdut si ai brenda mureve të bashkisë së saj. Erion Veliaj është turpi i njeriut.

Është turpi i burrit që martohet me para të vjedhura. Është turpi i njeriut të pamëshirë që zhduk 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe nuk ekziston asnjë gjurmë. Erion Veliaj është turpi njerëzor, sepse ndofta si asnjë tjetër qytetar vendor në Europë, Afrikë, Azi e në mbarë botën, ka përshtatur modelin e vjedhjes së 100% të parave të taksapaguesve të kryeqytetit.


Erion Veliaj është qeveritari vendor më i shpifur që ka pasur ndonjëherë Tirana, i cili mendon se qytetarët e Tiranës janë drunj, hanë barë dhe u servirte dy vite me radhë pyllin e 1 milionë fidanëve për të mbuluar vjedhjen e 1 milionë fidanëve me fatura false. Për të mbuluar falsifikimin e blerjes së 1 mln fidanëve që nuk kishte ndodhur kurrë. Erion Veliaj është një mafioz në të gjithë qenien e tij," tha Berisha.

Të fundit