Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Dje nuk kishim thirrur protestë, por Foltoren e parë parlamentaro-qytetare

Berisha: Dje nuk kishim thirrur protestë, por Foltoren e parë

Berisha: Dje thirrëm ‘Foltoren e parë parlamentaro-qytetare, do të angazhohemi në hapje të PD-së

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se dje opozita nuk kishte thirrur protestë, por foltoren e parë parlamentaro-qytetare.

Berisha tha nga selia blu se do të ketë një angazhim të në analizë, ristrukturim dhe hapje të PD. Ai theksoi se në këtë foltore zëri i qytetarëve kërkon dorëheqjen e Ramës dhe të Ballukut.

“Dje PD nuk kishte thirrur miting. Kishte thirrur një ‘Foltore’. Pse ne nuk kemi thirrur miting dhe nuk do të thërrasim miting. Edhe njëherë, për të gjithë ata që duan të vërtetën ua themi, për ata që spekullojnë pastaj, të vazhdojnë.

Ne nuk thërrasim se do të angazhohemi në një proces analize, ristrukturimi, hapje të PD-së i cili është jetik.

Nëqoftëse ne vendim për një protestë, apo për protesta masive kjo bie ndesh me të parën. Pastaj të gjithë potencialet tona duhet të mobilizohen për protestat masive. Jo.

Nuk ka qenë protestë kombëtare. Ka qenë thjeshtë një ‘Foltore’ dhe do të jetë thjeshtë një foltore parlamentaro-qytetare. Vijnë ata që duan të vijnë.

Çfarë ka qëllim ajo? Ajo ka qëllim që zëri i qytytarëve kërkon dorëheqjen e Lubi Balluktu dhe Edi Ramës. Ajo ka qëllim që deputetëve që u mbyllet mikrofoni në parlament, të vijnë të flasin para qytetarëve, shqiptarëve, para kryeministrisë. Ajo ka qëllim që qytetarët, meqenëse deputetët nuk lejohen ti paraqesin çështjet e tyre në parlament, të vijnë ti paraqesin vetë, para kryeministrisë.

Pra kjo foltore ka këto qëllime. Është foltore parlamentaro-qytetare”, deklaroi Berisha.

Të fundit