Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Do bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore

Berisha: Do bëjmë gjithçka për një kryengritje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e mbylli fjalën ne Foltoren e mbajtur para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme me thirrje për unitet, guxim dhe angazhim qytetar, duke deklaruar se ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e shqiptarëve dhe me kërkesën për ndryshim rrënjësor.

"Çdo ditë mediat njoftojnë për skandale e superskandale.
Çdo ditë njoftohen se vendimet në Shqipëri i marrin kartelet e drogës.
Se qeveria punon për pasurimin e saj, punon për pasurimin e karteleve, varfërinë dhe mjerimin e qytetarëve.
Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve.
Ka ardhur koha që qeveria të ndëshkohet me zemërimin e qytetarëve.
Ndaj dhe u ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës, do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë, të aftë.
Në vendin e qytetarëve që e duan dhe e ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri", u shpreh Berisha. 
 
 

Të fundit