Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Do caktojmë se kur do mblidhet Këshilli Kombëtar për betejën përfundimtare për zgjedhje të lira

Berisha: Do caktojmë se kur do mblidhet Këshilli Kombëtar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se së shpejti do të përcaktohet data e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, ku pritet të merren vendime të rëndësishme politike në lidhje me atë që ai e cilësoi si “beteja përfundimtare” për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend.

Sipas Berishës, kjo mbledhje do të shërbejë për të analizuar situatën aktuale politike dhe për të vendosur hapat e mëtejshëm të opozitës, përfshirë përqendrimin e të gjitha burimeve dhe strukturave të Partisë Demokratike drejt përmbysjes së asaj që ai e quan një proces zgjedhor farsë.

“Së fundmi, kjo mbledhje duhet të caktojë në afatin e duhur kohor, thirrjen e Këshillit Kombëtar të PD për analizën e situatës ku jemi dhe për të përcaktuar me Këshillin Kombëtar, për të marrë vendime të tjera, dhe për t’i siguruar vendimet e kryesisë mbi përqendrimin e PD me të gjithë burimet, forcën, resurset e saj, në drejtim të një beteje përfundimtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rrëzimin e qeverisë.

Pra, alternativa do shkojmë ne drejt një farsë, secili duhet ta pyesë veten, dhe të bëhemi stoli në farsë, jo, nuk shkojmë. Kemi dokumentin ndërkombëtar, kemi ligjin ndërkombëtar që tregon se ishte farse”, tha Berisha.

Të fundit