Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Çdo e dhënë për sigurinë kombëtare është disponuar nga Ergys Agasi dhe kartelet shqiptare të d*ogës

Berisha: Çdo e dhënë për sigurinë kombëtare

Kreu i PD Sali Berisha hodhi akuza të rënda për cenimin e sigurisë kombëtare, duke deklaruar se të dhënat sensitive të shtetit shqiptar, përfshirë informacionet për çdo qytetar dhe për sistemet e sigurisë së një vendi anëtar të NATO-s, kanë rënë në duart e grupeve kriminale dhe karteleve shqiptare të drogës në Amerikën Latine.

Sipas Berishës, përmes një bashkëpunimi që ai e cilësoi kriminal mes AKSHI-t dhe individëve të lidhur me qeverinë, databazat shtetërore janë vënë në dispozicion të personazheve të botës së krimit, mes tyre Ergys Agasi, Fatmir Troplini, Elvis Doçi dhe Suel Çela.

Ai pretendoi se janë eksportuar pa përjashtim të gjitha të dhënat nga sistemet IT të shtetit shqiptar, duke e cilësuar këtë si ngjarjen më të rëndë dhe më të rrezikshme në historinë e sigurisë kombëtare të vendit.

Berisha: Çdo e dhënë për çdo shqiptar, çdo e dhënë për sigurinë kombëtare të këtij vendi, anëtar i NATO-s, siguria kombëtare e Shqipërisë është siguri kombëtare në sistemin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, të gjitha pa përjashtim, në një bashkëpunim kriminal të AKSHI-t, që është database i të gjithë të dhënave, janë disponuar nga Ergys Agasi, Fatmir Troplini, Elvis Doçi, Suel Çela, kartelet shqiptare të drogës në Amerikën Latine.

Pa përjashtim, të gjitha të dhënat janë eksportuar nga të gjithë sistemet e IT në Shqipëri, nga famëziu Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Mirlinda Kaçanaj. Kjo përbën ngjarjen më të rëndë në rrafshin e sigurisë kombëtare dhe të historisë së shtetit shqiptar. Sot, kartelet e drogës, armiqtë e Shqipërisë, që i kontrollojnë dhe punojnë me to, Ergys Agasi, disponojnë çdo të dhënë. Në eksportin e të dhënave të TIMS, eksport që ndodhi vetëm pak ditë pas emërimit të Taulant Ballës ministër, të dhëna top-sekret për sigurinë dhe luftën kundër kriminalitetit, është dora e zezë e AKSHI-t, e Ermal Beqirit dhe të tjerëve.

Pra, bashkëpunimi i organizatës kriminale në krye të AKSHI-t, kopshtit privat të Edi Ramës, që ka për strumbullar Armand Frangun, baxhanakun e Edi Ramës, rreth të cilit kanë operuar Ermal Beqiri, Gerond Meçe, Ilir Beqaj dhe të tjerë.

Në një akt të paimagjinueshëm vjedhjesh, korrupsioni, pengmarrjesh, gjithnjë për llogari të Armand Frangut, me prestanome ortakët e tij Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe të tjera, kjo organizatë ka kryer krimet më të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe për vendin.

Të fundit