Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Do marrin fund taksat absurde në ndërtim, biznesi të reagojë kundër narko-euros

Berisha: Do marrin fund taksat absurde në ndërtim, biznesi të

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se PD do t'i japë fund taksave në ndërtim.

Ai garantoi se do të gjejnë mënyrën që ndërtuesit të mos i mbetet prona e ndërtuar pa shitur.

Ndër të tjera, Berisha theksoi edhe dëmin që po i shkaktohet biznesit për shkak të kursit të këmbimit, teksa i bëri thirrje biznesit të reagojë ndaj narko-euros.

Berisha: Taksa e plehrave, taksa Rama. Pyesni policët, dilni tek Kthesa e Kamzës dhe polici detyrohet të nderojë kamionin, nuk le një kamion të kalojë.

Dheu është mall, dikush e heq, tjetri e blen sepse i duhet. Kurse ky tani do që t’ia dorëzosh të gjithë Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe ata e shesin dhe do shkosh ta blesh tek ata. Ky është një nga aktet më korruptive. Por problemi është se meqenëse del emri i Edi Ramës aty, ata nuk e hetojnë.

Ju lutem, edhe ju u kërkoj që të ngrini zërin fuqishëm kundër narko-euros. Eksportet po vdesin në Shqipëri nga narko-eurot. Sepse ju jeni vetë biznesmenë, por nëse të ulet fitimi 30 përqind, çfarë të mbetet për të fituar pastaj?

Vetëm me euron, këta sipërmarrës gjobiten me 35 përqind dhe po falimentojnë njëri pas tjetrit. Ndaj dhe bie prodhimi dhe punësimi nga viti në vit.

Është e domsodoshme të ngremë zërin.

Është krijuar në Shqipëri narko-euro. Nuk ekziston në asnjë vend tjetër të Europës sepse nuk ka narko-shtet, vetëm Shqipëria është narko-shtet.

Ne do krijojmë bordin që do bëjë vlerësim dinamik dhe që do kompensojë çdo eksportues masën e dëmit që i vjen nga lëvizja  e kursit të këmbimit nga euro.

Taksa për pronat e pashitura. Dakord jam. Natyrisht që do gjejmë një mënyrë sepse siç e dini ka një ndërhyrje të fuqishme të narko-sektorit. Ndërhyrjen e bën më shumë në ndërtim ai.

Do gjejmë një mënyrë që ndërtuesi të mos ndërtojë dhe të presë vetë pa i shitur, por jam dakord që të mos trajtohen sikur janë shitur dhe po përdoren.

Të fundit