Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Do nisim konsultimet, lista e PD do të pasqyrojë vullnetin e anëtarësisë

Berisha: Do nisim konsultimet, lista e PD do të pasqyrojë vullnetin e

Duke folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, do të nisin konsultimet për listën e deputetëve të PD-së.

Lideri demokratëve, u shpreh se do të ketë takime me drejtuesit e qarqeve dhe më pas do të mblidhet Kryesia e PD, ku do të bëhet edhe përcaktimi i emrave në lista.

": Do nisim konsultimet me drejtuesit politikë për listat. Drejtuesit politikë kanë patur, janë ata që kanë drejtuar procesin në të gjitha qarqet. Do nisim konsultimet dhe pas konsultimeve me drejtuesit politikë do mblidhet kryesia, do hartojë listën. Ju e dini që tani ka qenë procesi më transparent i bërë në historinë e këtij vendi.

Ajo listë do të pasqyrojë padiskutim vullnetin e anëtarësisë së PD, me ndërhyrjet, me modifikimet e domosdoshme për zonjat, për të rinjtë dhe me ndonjë rast me përfaqësimet e komuniteteve. Në qoftë se ka defekte serioze në përfaqësim komunitetesh, do ndërhyhet", tha Berisha. 

Duke u përgjigjur interesit të gazetarëve nëse, vetë Sali Berisha do të jetë pjesë e listave të mbyllura apo të hapura ai u shpreh se; ‘Sali Berisha nuk ndjek kurrë Edi Ramën. Është Edi Rama ai që po më ndjek’.

"Sali Berisha nuk ndjek kurrë Edi Ramën. Është Edi Rama ai që po më ndjek deri sa thyen qafën", tha kryedemokrati. 

Të fundit