Flash News


Ditari i Opozitës

Berisha: Çdo orë dalin fakte për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga Toto Rina i Tiranës

Berisha: Çdo orë dalin fakte për farsën elektorale të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat nga selia blu.

Berisha tha se çdo orë po dalin fakte e dokumente që provojnë farsën elektorale të 11 majit, të organizuar nga Rama të cilin ai e identifikoi si Totto Rina.

Berisha: Çdo orë që kalon, nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga Toto Rina i Tiranës, Edi Rama.

Por unë jam këtu para së gjithash, për të shprehur vlerësimin tim, për të gjithë ata komisionerë dhe numërues, vëzhgues të opozitës që në kushtet e një presioni të gjithëanshëm, në kufijtë e një terrorizmi shtetëror, por kryejnë detyrën e tyre dhe i ftoj ata ta kryejnë gjer në fund.

Kjo është rruga më e mire për të mbrojtur votën e shqiptarëve, në kuptimin që ne jemi të detyruar, ligjërisht dhe me kushtetutë, të mbrojmë çdo votë të hedhur nga qytetarët shqiptarë.

Por kjo është rruga gjithashtu për të faktuar para shqiptarëve dhe botës, farsën e paprecedentë që po kundërmon në të 4-anët, farsën elektorale që organizoi narkoregjimi i Tiranës me datën 11 maj të vitit 2025.

Në këtë kuadër, Partia Demokratike dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve.

Të fundit