Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Do ta çojmë në Strasburg marrëveshjen e portit të Durrësit, Butrinti do bëhet çështje botërore

Berisha: Do ta çojmë në Strasburg marrëveshjen e portit

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se PD do ta çojë në Strasburg marrëveshjen e portit të Durrësit.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se Gjykata Kushtetuese ka shkelmuar në mënyrë të tmerrshme interesin publik.

Gjykata Kushtetuese dhe ajo është shndërruar në një aneks të PS-së. Ka marrë vendimet më antikushtetuese dhe ka shkelmuar në mënyrë të tmerrshme interesin publik. Duhet bërë një hetim nëse ata gjykatës kanë marrë ndonjë apartament në Dubai City të Edi Ramës, me vendimin që morën.

Të miratosh një marrëveshje e cila shkel në mënyrë flagrante marrëveshjen e stabilizim asociimit. Ndalem këtu, sepse në kushtetutën tonë dhe jo vetëm në të, marrëveshja ndërkombëtare prevalon mbi ligjin e vendit, predominon mbi ligjin e vendit.

Të përdorësh klauzolën e Kushtetutës që thotë se marrëveshja shqyrtohet para se të votohet në parlament, ëshytë një spekulim. Sepse ka një nen tjetër Kushtetuta që zgjat afatin e shqyrtimit të ligjit në dy vite dhe marrëveshja shkon si ligj, marrëveshja thotë ligj, aq më tepër kur kjo marrëveshje është në kundërshtim të hapur me marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe gjykata Kushtetuese është e detyruar ti japë përparësi marrëveshjes së stabilizim-asociimit përpara marrëveshjes së Durrësit.

E treta, siç e dini është një marrëveshje pa garë, e cila në vetvete është në shkelje të Kushtetutës, e cila garanton në nenet dhe frymën e saj garën e hapur dhe të lirë, kjo është bërë pa garë. Dhe këto nuk janë motive për gjykatën Kushtetuese, por njëlloj si të kenë marrë ndonjë apartament në Dubai City, duke treguar një qëndrim korruptim, antiligjor të pashembullt”, tha Berisha.

Berisha shtoi se edhe çështja e Butrintit do bëhet një çështje botërore.

“Po kështu, kanë shtyre dhe përpiqen ta kalojnë çështjen e Butrinit. Ajo do të bëhet një çështje botërore, ndërkombëtare, dhe nuk do të pranohet kurrë një vendim i korruptuar i kësaj gjykate, sepse janë shkelur të gjitha nenet. Është gjithçka në konflikt interesi në procesin e këtij koncesioni. Në konflikt interesi.

Është një nga mega aferat më korrutive. Është shkatërrimi i një nga pasurive më të mëdha publike të shqiptarëve, që është parku kombëtar i Butrintit”, u shpreh kryedemokrati.

Të fundit