Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Do të riparaqesim në Kuvend amendamentin për minimumin jetik

Berisha: Do të riparaqesim në Kuvend amendamentin për minimumin

Kreu i opozitës Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën ekonomike në vend, duke akuzuar qeverinë për falimentimin e ndërmarrjeve prodhuese, rritjen e çmimeve dhe varfërimin e qytetarëve.

Ai tha se deputetët e opozitës do të riparaqesin në parlament amendamentin për vendosjen e minimumit jetik, të cilin e cilësoi si hapin e parë të domosdoshëm për të mbështetur shqiptarët.

Berisha: Zhvlerësimi i euros me 30-35 % ka falimentuar me mijëra ndërmarrje eksporti. Falimentimi i ndërmarrjeve të eksportit ka shkatërruar dhjetëra mijëra vende pune, por ka shkatërruar dhe prodhim dhe prodhimi në pikiatë, prodhimi industrial është në recension, është me minus.

Prandaj dhe taksat nuk vijnë se është rritur prodhimi, të ardhurat nuk rriten se është rritur prodhimi. Por taksat rriten se rriten çmimet dhe grabiten xhepat e qytetarëve. Kjo është e qartë si kristali, grabiten xhepat e qytetarëve.

Prodhimi bujqësor bie, çmimet rriten. Shqipëria me rregullat e Ballkanit të Hapur që ka instaluar argati i Vuçiçit dhe me sistemin e TVSH-së asimetrit, të gjithë prodhuesit kanë leverdi të marrin prodhimet serbe, importi thonë, por serbëve e jo serbëve dhe jo prodhimit e vendit.

Prandaj bie prodhimi vendas. Pra nëse ka një gjë që po shkatërron me shpejtësi, si një sëmundje e pashërueshme këtë vend, është narkoshtetit, narkosi.

Çka sjell rrëzimi i Euros. Ju lutem merrni statistikat, vetëm të INSTAT-it dhe do të gjeni se nga viti 2023 në 2024, rënie drastike të kontributit të akomodimeve dhe shërbimeve.

Kjo lidhet dhe me largimin masiv të shqiptarëve, sepse të jemi realist turizmi i bregut ka qenë turizmi i Tiranës. Po, kishte të huaj, por ishte turizmi i Tiranës. Tirana dyndej në breg, e keni parë siç ka qenë bregu e kanë treguar mediat. Tani si ishte bregu e tregon INSTAT-i.

Do të riparaqesim në parlament amendamentin për minimumin jetik, si amandamenti, si lëvizja e parë më e domosdoshme për mbështetje të qytetarëve shqiptarë.Me këtë rritje çmimesh, është e domosdoshme që minimumi jetik të jetë mbi 200 euro. Minimumin jetik nuk e kompenson asnjë lloj rritje tjetër.

Të fundit