Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Do t’i votojmë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Rama konstatoi se vota e diasporës është kundër tij

Berisha: Do t’i votojmë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Rama konstatoi

Jashtë Parlamentit, kreu i demokratëve Sali Berisha tha për mediat se demokratët do t’i votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi bëhet fjalë për diasporën.

Berisha u shpreh se Rama ka kuptuar që vota e diasporës është kundër tij ndaj dhe po bën gjithçka për ta bllokuar.

Berisha: Së pari, lidhur me ligjin e paraqitur, ndryshimet e kodit. Ne sigurisht do t’i votojmë sepse kanë të bëjnë më votën e emigrantëve dhe del e qartë si kristali se Rama konstaton se ajo votë është kundra tij dhe po bën gjithçka për ta bllokuar. Ju e patë sot çështja kryesore për socialistët nuk ishte vota, por avokatia ndaj një hajduti të shpifur, që Shqipëria përveç Ramës e Ballukut s’ka parë. Veliaj për të cilin janë vërsulur me tërbim me të gjithë egërsinë e tyre, atyre që vendosën arrestimin e tij në kohën kur sot Edi Rama fliste për torturën, por nëse është torturuar sot publikisht historinë e Shqipërinë, është torturuar më urdhër të Ramës, ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri, Ilir Meta.

Të fundit