Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Do ulim çmimin e energjisë në 7 lekë, nuk do të ketë fashë

Berisha: Do ulim çmimin e energjisë në 7 lekë, nuk do

Kryedemokrati Sali Berisha tha se fasha 800 kWh do të prekë 60% të popullatës në Shqipëri.

Nga takimi me qytetarët, Berisha garantoi se do të zbresë çmimin e energjisë në 7 lekë, duke e bërë nga 95 lekë në 76 lekë.

“Nuk mund të ekzistojë fasha 800 KW. Ajo prek 60% të popullatës. Është gjithçka e krijuar nga vjedhja. Shqipëria prodhoi edhe këtë vit 100% të energjisë që konsumon. Por këta çfarë bëjnë? E shesin energjinë e digave tona me çmim 40 euro megavati dhe këtë e rishesin pastaj me 140 euro që të ndajnë 100 euro me qeveritarët dhe tregtarët e tyre. Kjo merr fund. Garantoj biznesin se çmimi i energjisë do zbresë 7 lekë. Garantoj familjarët se nuk do të ketë kurrë një fashë me 800, por çmimi do të zbresë nën 95 lekë, do të zbresë në 76 lekë”, tha Berisha.

Të fundit