Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Do vazhdojmë betejën dhe do të ecim të sigurt drejt fitorejes në zgjedhjet e vitit 2025

Berisha: Do vazhdojmë betejën dhe do të ecim të sigurt drejt

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e mbylli fjalën e tij në Asamblenë e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë duke u bërë thirrje demokratëve për të vazhduar betejën, dhe të ecin të sigurt drejt një fitoreje të merituar në zgjedhjet e vitit 2025

"Kam shumë besim te ju, kam besim te ata që bënë fushatë qytetare, paraqitën programet më të mira.

Do vazhdojmë betejën, do mbrojmë interesin e qytetarëve dhe të ecim të sigurt drejt një fitoreje të merituar në zgjedhjet e vitit 2025.

Le të jetë ky objektiv ai që duhet të na frymëzojë ne, në të gjithë përpjekjen tonë për të larguar nga pushteti dhe hapur rrugën zgjedhjeve të lira, armikun më të egër të zgjedhjeve të lira nga koha e Enver Hoxhës, Edi Rama.

Edi Rama nuk ikën me votë, ai ka frikë e tmerr nga krimet që ka bërë.

Pëllumb Gjokën e kishte investitor strategjik, prisni kur të studioni investitorët e tjerë strategjikë, çfarë do gjejnë shqiptarët.

ndaj detyra i takon qytetarëve idealistë, atyre që nuk u dorëzuan, që nuk u shitën, që nuk bënë pazare dhe qëndruan.

Dhe një gjë do e them për ta mbyllur.

Çdo zyrtar i PD nuk duhet të harrojë vuajtjet, sakrificën, dhimbjen e anëtarëve dhe mbështetësve tanë në këto 10 vite.

Ata u bënë copa, ata u pushuan nga puna, ata humbën gjysmën e familjes në emigracion apo më shumë, atyre iu shkatërruan edhe ato biznese të vogla vetëm e vetëm pse nuk pranuan të bëjnë pazare, vetëm e vetëm pse nuk pranuan të dorëzohen.

Kjo vuajtje, kjo sakrificë, kjo dhimbje e këtyre njerëzve të thjeshtë, duhet të na bëjë ne shumë herë më të motivuar për të përmbushur detyrimet ndaj tyre dhe ndaj vendit.", tha Berisha.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00