Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha: Donin të kapnin opozitën, por ju e shpëtuat, më 24 janar të gjithë bashkë në betejë

Kryetari i PD theksoi se opozita ka arritur ta ekspozojë regjimin ndërkombëtarisht, duke përmendur rezoluta dhe dokumente që faktojnë manipulimin zgjedhor dhe shkatërrimin e shtetit të së drejtës.
Ai vlerësoi rolin e demokratëve në shpëtimin e Partisë Demokratike nga përpjekjet për kapje dhe kontroll politik.
Berisha: Së dyti, ne u ngritëm dhe kësaj here s’është asnjë forcë tjetër politike ndofta kurrë, në një moment kur donin të na vinin kapistër apo të na vinin nën kontroll. Tani do ju them unë ju një gjë këtu.
Para 5 vitesh, ky mafiozi që quhet Don Agaçio, i thotë një mikut të vet: 'Tani thotë, opozitën e kemi siç e duam ne'. Se i kishin hapur dy dosje atij ish-kryetarit tonë. Njërën për Toyota Yaris dhe tjetrën për atë financimet ruse që i thonin.
Dhe ato tani, në mëngjes e thërrisnin në prokurori, në darkë i shkonte Agaçi. Dhe në këtë mënyrë kishin në kontroll opozitën. Dhe tani i tha ai, tani e kemi opozitën që duam ne. Mirëpo, atë opozitë që deshën ata, ju nuk e deshët atë opozitë. Ju donit opozitë të vërtetë. Dhe ju me guximin tuaj, jashtë të gjitha parashikimeve, kundrejt presioneve më të jashtëzakonshme, shqiptare e ndërkombëtare, ju u ngritët dhe shpëtuat Partinë Demokratike.
Ju u ngritët, shpëtuat pluralizmin. Që të ishte i vërtetë dhe jo fals. Shpëtuat opozitën e vendit, që të ishte e vërtetë dhe jo false, jo kalbëse. Ndaj dhe kjo faktoi përsëri, faktoi përsëri se jeni të pamposhtur. E kam thënë dhe e them 100 herë, në qoftë se kjo parti do të kishte një emër të dytë e 'E pamposhtur', ky do ishte emri i saj.
Ndaj dhe, ose mund t'i themi që bën të pamundurën të mundur. Në të gjitha këto raste ne kemi bërë të pamundurën të mundur. Kujt ia priste mendja se ne do të ekzistonim si forcë reale politike në kohë kur na vërshonin nga të gjithë bota, në kohë kur na futën në izolimin më të thellë, dhjetë pash nën tokë, nga të gjitha anët.
Po ne u ngritëm se ishte e padrejtë. Si u ngritëm? Me dritën e të vërtetës. Ne mbrojtëm të vërtetën që besonim. Ne besonim se Shqipëria duhet të ketë opozitë. Pse po ndalem këtu? Jo për ndonjë arsye tjetër, po vetëm e vetëm për të vënë në dukje, për të theksuar misionin që kemi. Misioni ynë është të shporrim nga pushteti këtë regjim kriminal, këtë organizatë kriminale.
Të mos pajtohemi në asnjë mënyrë me të. Të qëndrojmë të betuar, të vazhdojmë përpjekjen tonë gjer në largimin e tyre. Ju garantoj se ecim të sigurt drejt fitores. Nuk ka asgjë më të fortë se idealet e njeriut. Nuk ka asgjë më të fuqishme se guximi i njerëzve idealistë. Se vendimi i tyre për t'u qëndruar besnikë idealeve të veta.
Kërkon sakrifica, kërkon lodhje, kërkon privacione, por fitorja është absolutisht e sigurt. Ndaj dhe ju ftoj, më 24, të bashkohemi të gjithë qytetarët e Tiranës, të gjithë qytetarët shqiptarë. Protesta e kaluar është protesta që ka patur jehonën më të madhe botërore. Ja u them unë këtu. Titujt kryesorë: 'Shishet molotov në zyrën e Edi Ramës'. Këto ishin. Sepse po mbron Lubi Ballukun. Faji shkonte te Edi Rama, pra. Sepse po mbron Lubi Ballukun, po mbron korrupsionin. Miq, nuk rrëzohet një qeveri kur ajo vjen nga vota e lirë. Një qeveri që del nga vota e lirë rrëzohet me votën e lirë.
Po një qeveri që vjen nga zgjedhje farsë, nuk ka legjitimitet asnjë orë. Një qeveri që vjen nga vota e lirë, por që vjedh qytetarët dhe mbron korrupsionin, nuk ka asnjë orë legjitimitet. Duhet të zhduket nga zemërimi popullor. Edi Rama ka ardhur nga farsë elektorale. Edi Rama ka vjedhur qytetarët dhe po vjedh qytetarët. Duhet të jemi dy herë të motivuar për t'i dhënë fundin e merituar të çdo narkodiktatori.
Dhe e mbyll këtu duke i thënë edhe njëherë: Mos harro shkurtin! Mos harro Enver Hoxhën se si e pati fatin e tij rrugëve të Tiranës. Vërtet ishte bronz, po ishte dhjetë herë më i fuqishëm se ti në Shqipërinë e atëhershme. Kurse ty, shqiptarët do të japin atë që meriton. Më 24 të gjithë bashkë në betejën tonë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38