Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Dosja Balluku është dosja Rama! Tani gjithçka varet nga ne për t’u ngritur në betejën përfundimtare

Berisha: Dosja Balluku është dosja Rama! Tani gjithçka varet

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, se tani gjithçka është në dorën e qytetarëve për t’u ngritur në betejën përfundimtare kundër Edi Ramës.

“Me keqardhje duhet t'u përgjigjem se nuk ekziston absolutisht asnjë mekanizëm tjetër përveç protestës. Sepse siç e patë ju, Rama edhe pezullimin e anuloi nëpërmjet gjykatës politike kushtetuese apo organizatës së Partisë Socialiste.

Kështu që Rama nuk do i heqë imunitetin as të vetes, as Lubi Ballukut. Rama dha mesazhe shumë të qarta. Madje ai kërkoi deputetëve të tij që të përzënë nga mbledhja prokurorët për Lubi Ballukun. Mos harroni që ky armik i votës së lirë, s'po hyj të t'i jap shumë epitete të tjera, është pasardhës i një njeriu që ka firmosur varjen e kundërshtarit politik.

Në rastin e Sali Berishës, procedurën e ka kryer brenda dy orëve, ndonëse prokurorët, prokurorët politikë nuk sollën fare dosje, po sollën pretendimin se ka kundërshtuar vendimin e gjykatës.

Ky tani, që e ka të qartë si drita e diellit se dosja Balluku është dosja Rama.

Se dosja Balluku në tunelin e Llogarasë është dosja Rama.

Se dosja Balluku në aeroportin e Vlorës është dosja Rama.

Se dosja Balluku në unazën e Tiranës, 13 km të ndarë në 14 tendera është dosja Rama.

Se dosja Rama është dosja më e madhe, më e tmerrshme.

E ka shumë të qartë se dosja se dosja e inceneratorit të Tiranës është dosja Rama, para së gjithash. Se sterilizatorët dhe check-up-i janë dosja Rama para së gjithash.

Ky e di këtë punë. Ndaj dhe ky s'do pranojë kurrë, kurrë të zbatojë urdhrat e prokurorisë dhe gjykatave. Kështu që varet nga ne. Do pranojmë ne një diktaturë të plotë ku nuk ka më asnjë lloj shprese përveçse një njeri që do përcaktojë fatin tonë? Apo do ngrihemi në një betejë përfundimtare kundër tij,” tha Berisha.

 

 

Të fundit