Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Dumani është një armik i egër i shqiptarëve që zbaton vullnetin e Edi Ramës

Berisha: Dumani është një armik i egër i shqiptarëve

Kreu i PD-se, Sali Berisha ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani se është një armik i egër i shqiptarëve që zbaton vullnetin e kryeministrit Edi Ramës.

‘Altin Dumani është një armik i egër i shqiptarëve që zbaton vullnetin e Edi Ramës dhe mafies së urryer ndërkombëtare’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Altin Dumani është një armik i egër i ligjit, Kushtetutës.
Një armik i egër i shqiptarëve, që si mercenar zbaton vullnetin e Edi Ramës.
Zbaton vullnetin e mafies së urryer ndërkombëtare.
Miqtë e mi, në qoftë se heshtim ne, Shqipëria vdes.
Shqipëria merr fund.
Shqipëria zbrazet, boshatiset.
Por ne kurrë nuk do heshtim.
Jemi të gatshëm për çdo sakrificë.
Do u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë.
Do përmbysim Dumanër, Edi Ramë dhe klikën e tyre të urryer.
Kurrë një popull dhe një komb në një kauzë të drejtë nuk mund të përmbyset nga një mafie e urryer shqiptare dhe ndërkombëtare.

Të fundit