Flash News


Ditari i Opozitës

Berisha: Dumani fle mbi dosjen ku kërkohej likuidimi i kandidatit të opozitës

Berisha: Dumani fle mbi dosjen ku kërkohej likuidimi i kandidatit të

Berisha: Sa vite kanë dosjet 184 dhe 339? Çfarë bëri Dumani me Dumanët e tij? Asgjë, asgjë, bëri avokatin e krimit elektoral më të shëmtuar në Shqipëri.

Atëherë miqtë e mi, ç’përfaqëson Dumani? A përfaqëson ai krimin e Edi Ramës?

A nuk është ai një protagonist i shëmtuar i krimit elektoral.

Një natë, unë u thashë, ua shpjegova, një oficer i guximshëm i Shërbimit Informativ Kombëtar, me bashkëpunëtorët e tij, regjistruan zyrtarë dhe qeveritarë në Kukës, teksa ndanin për qëllime elektorale 1 milionë euro.

Regjistruan zëra kriminelësh që kërkonin armë për të likuiduar kandidatin e opozitës.

Dumani i krimit fle mbi këtë dosje dhe ka fytyrë të zotohet se ne jemi të paanshëm, se ne jemi të pavarur.

Pavarësia jote është varësi fund e krye ndaj krimit dhe ti do përgjigjesh gjithë jetën tënde për këto qëndrime.

Qytetarë dhe qytetare, të dashur miq, drejtësia e paanshme, drejtësia që garanton të drejtat civile të qytetarëve është themeli i shtetit ligjor, i rendit demokratik.

Por kur drejtësia ka përfunduar në duart e krimit, është emergjencë kombëtare të rivendosim drejtësinë e vërtetë, të shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e kësaj bande të rrezikshme për Shqipërinë, të rrezikshme për rajonin, të rrezikshme për aleatët tanë.

Të fundit