Flash News

Ditari i Opozitës

"Çfarë horrash kemi në këtë shtet", Berisha: Dumani-Kraja duan të mbyllin krimin monstruoz elektoral

"Çfarë horrash kemi në këtë shtet",

Kreu i PD, Sali Berisha shigjeton kreun e SPAK Altin Dumanin dhe ish kreun e ketij organi, Arben Krajën, se duan të mbyllin krimin elektoral dhe lidhjet politike të Edi Ramës me krimin.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se ky është shteti i mafies që po shkatërron Shqipërinë dhe shqiptarët.

Berisha: Qytetarë dhe qytetare, çdo orë, çdo ditë që kalon është humbje për ne.
Ndaj dhe ne të ngrihemi përballë këtyre armiqve që vjedhin pasuritë publike, që vjedhin buxhetin e shtetit dhe që mbrohen në mënyrën më të tmerrshme nga banda Dumani-Kraja.
Këta kriminelë që i ka pasur drejtësia shqiptare vetëm në kohërat më të zeza të diktaturës.
Miqtë e mi, çdo qytetar duhet t’i shtrojë vetes pyetjen: çfarë duhet të bëjnë këta më keq, më zi për Shqipërinë dhe shqiptarët?
Sot dhe dje, ju lexuat për operacionin e 50 kallp-mandateve.
Por, çfarë tregon? Tregon se deputeti Ndoka bënte plane për të vrarë deputetin tjetër, deputeti Rraja bënte plane mafioze për të vrarë mafiozin Ndoka.
Që të dy miq me kokë të kryehajdutit, të kryekryeminelit të Shqipërisë, Edi Rama.
Miqtë e mi, me 50 mandate arresti, nga të cilat asnjë boss, asnjë lejtnant i bosëve, as u ndalua, as nuk u arrestua.
U arrestuan gjithsej 5 magazinierë, furnitorë dhe të tjerë.
Me këto mandate, Altin Dumani kërkon të mbyllë lidhjet politike të Edi Ramës me krimin.
Lidhjet e tmerrshme të Taulant Ballës, këtij banditi, i cili përfaqëson klanet më të rrezikshme të krimit në Shqipëri.
Lidhjet e Pjerin Ndreut dhe bandës tjetër me radhë.
Me këto mandate kallp, Altin Dumani, dyshja famëzezë Dumani-Kraja kërkojnë të mbyllin krimin monstruoz elektoral të këtyre kriminelëve.
Mandatet që rrëmbyen në emër të Edi Ramës.
Pra, e shikoni vetë se me çfarë horrash kemi të bëjmë në këtë shtet.
Ky është shteti i mafies, shteti i hajnave, shteti i horrave që po shkatërron Shqipërinë dhe shqiptarët.

Të fundit