Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Dumani mori qesen e parave, njoftoi Arben Ndokën t’ia mbathte nga Shqipëria

Berisha: Dumani mori qesen e parave, njoftoi Arben Ndokën t’ia

Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka është shpallur në kërkim me urdhër të SPAK dhe për kë kreu i PD, Sali Berisha bën përgjegjës Altin Dumanin.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se kreu i SPAK do merrte qesen e parave dhe do njoftonte Arben Ndokën t’ia mbathte nga Shqipëria

 Berisha: Të dashur miq, Altin Dumani, kreu i organizatës kriminale që quhet Skrap, do të hyjë në Gines si sharlatani më i madh në luftën kundër krimit.

Ky kriminel pasi u mor dhe shiti të dhënat, dëshmitë e kushëririt të tij seria killer, dje bëri bllofin e radhës.
Deklaroi se ka prerë 50 urdhër-arreste.
Miq, ky sharlatan është për analet e turpit të historisë.
Asnjë i arrestuar në 50 urdhra të lëshuar.
Ky është operacioni i turpshëm i Taulant Ballës dhe Altin Krimit.
Miqtë e mi, cilido që ka lexuar dosjen Metamorfoza, aty shkruhet e zezë mbi të bardhë se baroni i drogës, investitori strategjik i Edi Ramës, Kolomboja i Taulant Ballës, eliminoi Bardhok Pllanën me Bajrët.
Jo vetëm kaq, por aty shkruhet se Arben Ndoka na dha ndihmë të çmuar duke nxjerrë në pritë viktimën e tyre.
E kam ndjekur me shumë vëmendje, isha i sigurt se Altin Dumani do merrte qesen e parave dhe do njoftonte Arben Ndokën t’ia mbathte nga Shqipëria.
Arben Ndoka sot është në Dubai, kurse Altin Dumani është në turpin e tij në zyrën e shtetit.

Të fundit