Flash News
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Miliarderët e teknologjisë që morën pjesë në inaugurimit e Donald Trump
SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës
Berisha: Dumani u kontrollon telefonat gjykatësve, u merr mesazhet erotike dhe ua përdor
Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sërish SPAK se është një organizatë kriminale dhe këtë do ua provonte edhe amerikanëve.
I ftuar në News24, Berisha tha se “nëse lexoj dokumentin dhe x prokuror i shkruan Suel Çelës dhe i thotë dua 100 mijë euro për të kryer këtë veprim, dhe një Suel tjetër i thotë jo 100 po 70, atëherë çfarë është kjo? Unë do i bëj publike këto, janë organizatë kriminale që vepron kundër interesave të kombit dhe qytetarëve të vendit tim”.
“Taulanti i thotë Vatë Stakës, është në KLP ky, dhe i kërkon të lirojë dy personat që ishin në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, dhe Vata shkon dhe i liron, çfarë është kjo?
Ata menduan se mund të shantazhonin Sali Berishën. Më dërguan mesazhe, menduan se do të blinin heshtjen time, por kurrë nuk do e blinin dot”, tha Berisha.
Kreu i PD-së tha se Altin Dumani iu kontrollon telefonat gjykatësve, iu merr edhe mesazhet erotike, dhe ua përdor.