Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: E-Albania tani është Ergys Agasi Albania që nuk funksionon

Berisha: E-Albania tani është Ergys Agasi Albania që nuk

Kreu i PD Sali Berisha, nga diskutimi mbi Reformën Territoriale, hodhi akuza edhe ndaj platformës e-Albania, për të cilën u shpreh se tashmë mund të quhet “Ergys Agasi Albania”.

Kryedemokrati deklaroi se nuk po iu ofrohet shërbim qytetarëve duke akuzuar se prioritet i qeverisë është plaçkitja dhe grabitja e pasurive publike.

“Qytetet të tëra janë zbrazur nga shërbimet bazë publike, nga institucionet bazë që përbëjnë edhe krenarinë e funksioneve të tyre. Ato nuk u ofrojnë qytetarëve dot shërbime. Për të nxjerrë një dokument në arkivën e qytetit mijëravjeçar, qytetari i Shkodrës duhet të shkojë në Mirditë, se atje ka gjetur magazinat për të depozituar arkivën Edi Rama.

E-albania që tani e tutje duhet të quhet Ergys Agasi Albania, shtoni EaAlbania.  E-albania është posta e Hazirit. Cili ishte posta e Hazirit. E kam treguar edhe herë të tjera. Haziri ishte një patriot dhe ishte postier, merrte postën nga Kukësi e sillte në Tropojë.  Por shihte letrën. Por kjo letër thotë, me siguri Yllit ja kërkojnë djalin ushtar. E hidhte në Drin.  Kjo letër tjetër për filanin. Me siguri kërkojnë xhandarët që ta arrestojë. E hidhte në Drin. Haziri e bënte nga vullneti për tu asistuar qytetarëve, por e-Albania nuk funksionon.

Dhe tani së fundmi Shqipëria bëhet vendi unik në botë, me një zyrë të vetme kadastrale në kryeqytet për gjithë vendin. E merrni vesh ju se grabitja, plaçkitja e pasurive publike, tokave, brigjeve e trojeve është tani përparësi absolute e këtij regjimi”, tha Berisha.

Të fundit