Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: E kam kaluar koronavirusin, kjo ishte pjesa më e vështirë

Berisha: E kam kaluar koronavirusin, kjo ishte pjesa më e
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se e ka kaluar koronavirusin. Ai tregoi se e ka kaluar në formën të lehtë dhe simptomat e vetme kanë qenë rrufë dhe pak temperaturë.

Berisha tregoi për "Abc news" se pjesa më e vështirë është karantina. Kjo pasi e ka zbatuar disa herë, sepse ka takuar persona që ishin në kontakt me të infektuar.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë karantinën, pasi sipas tij është mënyra më e mirë për të eleminuar përhapjen e Covid.

"Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nuk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik.

Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjysmë. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë.

Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë”, ka thënë Berisha.

Të fundit