Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Edhe sot ka ambasadorë në Bruksel që janë të zemëruar me mua pse unë flas për narkoshtet

Berisha: Edhe sot ka ambasadorë në Bruksel që janë të

Në bashkëbisedimin me qytetarët, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ka hyrë në fazën e një narkoshteti të konsoliduar, duke theksuar se mbjellja masive e kanabisit në vitin 2015 dhe përfitimet e krimit të organizuar kanë kthyer drogën në faktor shkatërrimtar për ekonominë dhe demokracinë. Ai kritikoi ashpër heshtjen e disa aktorëve ndërkombëtarë dhe pretendoi se krimi i organizuar është bërë pengesa kryesore ndaj rotacionit të pushtetit në vend.

Berisha: Pyetja juaj është një pyetje themelore, por kjo qeveri u mbështet në procesin e ndërtimit të narkoshtetit, siç e dini ju.
Unë u them qytetarëve shqiptarë se më toksike se çdo ideologji, më e egër se çdo pushtues për qenien shqiptare është droga, droga dhe vetëm droga.
Shqipëria në vitin 2015 u mboll me kanabis nga Pogoni gjer në thellësitë e Alpeve dhe kjo u bë në sytë e të gjithë botës dhe disa e nxitën dhe të tjerë heshtën.
Dhe nga ai vit, miliardat e drogës jo vetëm që nuk krijojnë vende pune, po shkatërrojnë me mijëra vende pune, shkatërrojnë eksportet, shkatërrojnë prodhimin industrial, prodhimin bujqësor dhe shqiptarët vetëm largohen.
Pra, ky ishte një proces në të cilin duhet ta pranojmë, opozita nuk kishte fuqi, nuk e ndaloi dot.
Por opozita direkt nuk u bë bashkëautore në këtë proces.
Jo, nuk mund të themi.
Pra, procesi themelor i transformimit të Shqipërisë ishte ndërtimi i narkoshtetit dhe pastaj Edi Rama, një pasardhës xhelatërish komunist, i vendosur të mos dorëzojë pushtetin me asnjë çmim, me asnjë kusht.
Kështu që kjo që ndodhi para syve të mbarë botës.
Dikush e ndihmoi Edi Ramën ta bëjë këtë, të ndjerë e ndihmuan me heshtje.
Edhe sot ka ambasadorë, ka zyrtarë të lartë edhe në Bruksel që janë të zemëruar me mua pse unë flas për narkoshtet.
Ndërkohë kur droga është bërë faktor shkatërrimtar për qenien tonë kombëtare, është bërë faktor shkatërrimtar për demokracinë shqiptare.
Është faktor më i fuqishëm se çdo parti politike në rezultatin e zgjedhjeve.
Ndaj dhe kjo betejë është një betejë e vështirë, por një betejë që nëse nuk e luftojmë, OKB ka parashikim të kobshëm për Shqipërinë.
Ka parashikim që Shqipëria do shkojë drejt shuarjes si komb dhe si vend.

Të fundit