Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Edi Rama po vjedh me Gjiknurin energjinë e djegësit të Elbasanit

Berisha: Edi Rama po vjedh me Gjiknurin energjinë e djegësit të

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi nga konferenca e përjavshme me gazetarët se kryeministri Rama bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri, po vjedhin energjinë e inceneratorit të Elbasanit.

Berisha tha se Rama, 'bosi i sipërmarrjes', kanë firmosur një kontratë sipas së cilës kompania përgjegjëse ka të drejtën për 30 vite t’i shesë shtetit.

"Meqë jemi te djegësat, se dy janë prokurime publike, një është në koncesion. Tani në sipërmarrjen e Ramës, në skemë hyn një hajdut i ri. Dhe shikoni se si Rama vjedh me Gjiknurin, energjinë e djegësit të Elbasanit. Studioni kontratën e djegësit të Elbasanit, ajo thotë se do prodhohet energji për shtatë vite, pastaj ajo bëhet e tëra pronë publike e Bashkisë së Elbasanit.

Çfarë bën bosi i sipërmarrjes? Bosi i sipërmarrjes, bashkë me Damian Gjiknurin, firmos një kontratë me kompaninë që administronte djegësin e Elbasanit, sipas të cilës kjo kompani ka të drejtën për 30 vite t’i shesë shtetit. Çka do të thotë se Rama dhe Gjiknuri inkasojnë energjinë që prodhon djegësi i Elbasanit për 30", deklaroi Berisha.

Të fundit