Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Eksperti që denoncoi vjedhjen e TIMS nga Balla po ndiqet nga Skapi

Berisha: Eksperti që denoncoi vjedhjen e TIMS nga Balla po ndiqet nga Skapi

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot nga banesa e tij ku mbahet si çdo ditë që nga 30 dhjetori protesta e demokratëve, se eksperti që denoncoi vjedhjen e TIMS nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla po ndiqet nga SPAK.

Sipas Berishës, askush s’mund të flasë tjetër përveç qytetarëve, të cilët duhet të marrin në dorë fatin e tyre.

Berisha: Askush të mos besojë se skapistët, Dumanët dhe Krajat dhe anëtarët e tjerë të kësaj organizate kriminale që quhet Skap, do bëjnë ligjin për kryehajdutin Edi Rama dhe hajdutët e tij.

Jo, jo, ata po vjedhin së bashku me ta.

Të dashur miq, çdo mbrojtje që dumanistët i bëjnë Altin Dumanit dhe eksponentëve të tjerë të krimit në Skap, është mbrojtje për Edi Ramën, është mbrojtje për Erion Veliajn, është mbrojtje për Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin, Damian Gjiknurin.

Është mbrojtje për ministrin kriminel në detyrë, Taulant Ballën, ministrin trafikant.

Ngrihuni qytetarë, bashkohuni me ne.

20 shkurti është dita e madhe. Është dita e kushtrimit kombëtar, e protestës kombëtare. E revoltës kombëtare.

Ngrihuni të lebitisim tiraninë e krimit, tiraninë e vjedhjes, tiraninë e mjerimit.

Këta qeveritarë të lidhur kokë e këmbë me krimin, këta qeveritarë që vjedhin qindra milionë dhe miliarda, kanë krijuar parzmoren e tyre, parzmoren e vjedhjes së tyre, kanë krijuar Skapin.

Dy muaj më parë, një ekspert guximtar, denoncoi Taulant Ballën se vodhi të dhënat e Timsit, dhe Edi Ramën. Sepse pas Taulant Ballës, emëroi drejtor të IT, një njeri delinkuent, të inkriminuar me misionin e vjedhjes dhe eksportimit të të dhënave të krimit.

A e dini ju se ky njeri, ky burrë guximtar, patriot, ndiqet nga Skapi se u çori maskën Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Skapistëve të tij.

Kush mund të flasë tjetër atëherë, përveç qytetarëve, të cilët duhet të marrin në dorë fatin e tyre.

Të fundit