Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha emëron gjeneralin Ahmetaj si Koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD

Berisha emëron gjeneralin Ahmetaj si Koordinator për Sigurinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, emëron Gjeneralin në Rezervë, Piro Ahmetaj, si Koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në Partinë Demokratike.

“Gjeneral Ahmetaj është një ushtarak me eksperiencë dhe kontribute të spikatura në reformat e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, procesin e anëtarësimit si dhe në marrëdhëniet me SHBA/NATO.

36-vjet nën uniformë, Gjeneral Ahmetaj ka shërbyer në nivelet më të larta ushtarake dhe përfaqësuese të vendit, si Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm, Këshilltar i Presidentit dhe themelues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të NATO-s.

Mbas daljes në rezervë në 2020 u angazhua, si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD. 

Ai mbetet zë i njohur në komunitetin e sigurisë kombëtare në rajon dhe në selitë e sigurisë në Uashington, Bruksel dhe Kolegjin e NATO-s, ku është diplomuar,” thuhet në një njoftim të PD.

Të fundit